Pas “vizitës” së Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës!

Pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së djeshme “rrufe” në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale kanë paraqitur dorëheqjen pranë Kryebashkiakut Ermal Dredha.

Raportohet se menjëherë pas largimit të Ramës nga ambientet e institucionit të enjten, Kryetari Dredha ka mbledhur të gjithë drejtuesit dhe ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e tyre.

Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe socialistët e Vlorës. Rama ka komanduar si drejtues të PS në qytetin bregdetar, Klevis Kason dhe Eriona Ismailin.

About Redaksia

Check Also

Bashkia Memaliaj duhet të mbetet pranë qytetarëve të saj

Ylli Asllani Ekspert i lartë i terormës administrative e territorial Bashkitë nuk mund të shkrihen me …