Këto video faktojnë se ky proces ishte farsë e organizuar nga Altin Troplini me kryekriminelin kryesor të farsës elektorale, Edi Rama!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për media, ka dënuar ashpër procesin zgjedhor të 11 majit 2025, duke e quajtur atë një farsë të organizuar dhe të mbrojtur nga krimi elektoral në Shqipëri.

Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama si “kryekriminelin” e këtij procesi dhe Altin Troplinin si ndihmësin kryesor dhe mburojën kriminale të kësaj farsë, që përmes amnistisë për krimet elektorale, po përgatitet për shkelje edhe më të mëdha në të ardhmen.

“Siç e shihni, këto pamje faktojnë në mënyrën më të pakundërshtueshme se, ky proces është farsë, farsë dhe vetëm farsë. Se ky proces nuk ka asgjë të përbashkët me fshehtësinë e votës, por është fund erye një proces i kontrollit dhe vullnetit të qytetarëve.

Kjo farsë elektorale, e organizuar nga partia shtet e krimit, ka për mburojë kryesore Altin Troplinin, i cili me amnistimin e krimit elektoral, duke filluar nga dosjet 184 dhe 338, faktoi se është një shërbëtor i turpshëm i krimit kushtetues dhe krimit elektoral, i Edi Ramës. Faktoi se është një mburojë kriminale e farsës elektorale.

Me amnistimin e krimit elektoral, Altin Troplini, de facto, firmos licencat e një krimi edhe më të madhe lektoral në zgjedhje të tjera.

Pra, për ta përmbledhur. Na rast se, kryekrimineli i farsës elektorale është Edi Rama, ndihmësi më kryesor i tij dhe lejtnanti kryesor i tij është Altin Troplini. PD nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje.

PD fton shqiptarët, të gjithë ata të cilët besojnë se ky komb duhet të votojë me dinjitet dhe duhet të gëzojë të drejtën e votës së fshehtë dhe të lirë, kudo që janë në Shqipëri, diasporë dhe në çdo vend, të qendrojnë të pamposhtur gjersa qytetarët shqiptarët të votojnë të lirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …