Berisha: SKAP-i jo vetëm që s’heton, por ka gjetur mënyrën se si të mbrojë kartelet e drogës dhe organizatat kriminale!

Kryetari i PD, Sali Berisha në konferencën përmbyllëse të javës nuk i kursu sërish akuzat ndaj Prokuorisë së Posaçme, që sipas tij jo vetëm që nuk heton, porse kanë gjetur mënyrën se si të mbrojnë kartelet e drogës dhe organizatat kriminale.

Gjatë paraqitjes së pamjeve të reja video të farsës elektorale të 11 majit, Berisha teksa foli me emra për bandat kriminale, tha se Çopjes, bashkëpunëtorit të Suel Çelës, i kanë gjetur 3 milionë euro nga Dubai në bankat europiane, ndërsa SPAK pretendon se nuk ka prova.

“Kjo është si puna e cigareve të Ergys Agasit.

Çopjes, bashkëpunëtorit të Suel Çelës, i kanë gjetur 3 milionë euro nga Dubai në bankat europiane. E ka zënë nga investimet në jug. Altin Troplini është thjesht bashkëpunëtori i këtyre organizatave, që detyrohet të ndërhyjë vetëm kur vijnë dosje nga jashtë.

A e konstatoni ju, të nderuar gazetarë dhe qytetarë se, kjo Prokurori nuk vepron kurrë kundër kartele të drogës dhe organizatave kriminale, në qoftë se një shtet nuk sjell dosje. A doni t’ua jap të gjitha me fakte? Për Altin Troplinin, krimi i organizuar nuk ekziston. Organizatat kriminale nuk ekzistojnë, kartelet e drogës nuk ekzistojnë.

Sjellin vendet partnere rregjistrime për x, y dhe merren me të. Po paratë e Arkend Ballës? 2 mln euro. Një rrogëtari në një universitet, që të gjitha nga firma e ortakut në Vlorë, të anëtarit të kartelit në Vlorë, Nexhmi Danaj, vëllait i ish-kryetarit të qarkut, ku ishte menaxher ky.

Këta jo vetëm që nuk hetojnë, po kanë gjetur një mënyrë se si të mbrojnë kartelet e drogës dhe organizatat kriminale.

Bosin, koordinatorin e tyre e marrin gjoja, shkojnë e i sekuestrojnë makina që thuhet se ishin të Elvis Doçit, të Troplinëve. Hajt ta themi se nuk kanë qenë, se nuk mund të flas tani për pronësinë e tyre.

Ky paska qenë krimi i tij.

Skapi është një organizatë kriminale në duart e partisë së krimit, zotëri. Kaq është e vërteta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shtet-rrethim në zemër të turizmit/ Berisha: Ramaduro po shkatërron veriun!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në Facebook një video nga Thethi, …