PD kërkesë KQZ: Duam pamjet filmike të zgjedhjeve! Celibashi ka prerë imazhet

Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i ka kërkuar KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të kërkuara prej saj në mënyrë të përsëritur dhe informacionin për kthimin e zarfeve të votave të diasporës, nëse janë bërë dorazi apo jashtë kanaleve të DHL-së.

Në kërkesën e publikuar nga mediat dhe që mban datën 4 korrik në protokoll, që mes të tjerash vë në dijeni edhe faktorin ndërkombëtar të OSBE-ODIHR.

Po ashtu kjo kërkesë përmban edhe ankesën ndaj kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, se jo vetëm nuk i vë në dispozicion materialet e kërkuara, por edhe në shumë prej tyre pamjet filmike kanë prerje, ku pretendohet qëllimisht, si pjesa e procesit të votimit.

Kërkesa është dorëzuar nga përfaqësuesi ligjor i PD, Franc Nuri dhe pritet të shqyrtohet nga ana e KQZ-së.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …