‘Leçjani më i famshëm në Shqipëri, hajduti i 4.000m2 truall në mes të kryeqytetit si dhe gazetari i preferuar i inceneratorit fantazmë të Tiranës, Carlo Bollino, qenka trimëruar sërish sot. Pa merak Carlo, të pres në shtator në sallën e gjyqit, qoftë në Gjykatën Penale apo në GJKKO, që ta shuash njëherë e mirë kuriozitetin, për provat e vjetra të vjedhjes tënde, apo edhe ato të rejat që ke merak!’, shkruan Këlliçi në Facebook.
Postimi i plotë
Carlo Bollino, thjeshtë një mitoman i dëshpëruar!!!
Një mik i imi gazetar më njoftoi pak më parë se Leçjani më i famshëm në Shqipëri, hajduti i 4.000m2 truall në mes të kryeqytetit si dhe gazetari i preferuar i inceneratorit fantazmë të Tiranës, Carlo Bollino, qenka trimëruar sërish sot 😂
Pa merak Carlo, të pres në shtator në sallën e gjyqit, qoftë në Gjykatën Penale apo në GJKKO, që ta shuash njëherë e mirë kuriozitetin, për provat e vjetra të vjedhjes tënde, apo edhe ato të rejat që ke merak!
Ta kuptosh edhe ti se si është e mundur që shteti shqiptar paguan miliona euro për të shpronësuar pronarët e truallit në një zonë, të cilën çuditërisht ty ta dhuroi për bamirësi me vetëm 1 euro!
Sot 70.000 banorë të Njësisë nr.7 nuk kanë ende një gjimnaz ku ti çojnë fëmijët, për shkak të ngrehinës tënde të baltës e linçimit mediatik!
Deri atëherë shko bëji ndonjë vizitë shokëve andej nga burgu i Durrësit dhe merr ndonjë përvojë.