Rama nuk ndalet: “Kabinat e kriminelit” në Theth do t’i marrë shteti

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, për vendimin që mbylli pa hetim denoncimin për ndërtimin pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit. Në një tjetër reagim në rrjetet sociale, Rama la të kuptohet se shteti do ndërhyjë në mënyrë të njëanshme për të “shëruar zemrën” e qytezës së famshme alpine.

“Kabinat e ‘fshatit turistik’ të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti”, shkruan kryeministri, duke njoftuar se Bashkia Shkodër nuk do të largohet nga zona pa rikthyer atë që ai quan “gjendjen e mëparshme”.

Në të njëjtën kohë, Rama njoftoi se Ministria e Drejtësisë është duke përgatitur një denoncim zyrtar ndaj prokurores Gjeli pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për atë që ai e quan “mosveprim skandaloz dhe të dëmshëm për interesin publik”.

Deklarata e tij vjen pas reagimit zyrtar të Prokurorisë së Shkodrës, e cila e justifikoi vendimin për të mos ndjekur penalisht rastin, duke u bazuar në faktin se kontenjerët ishin struktura të përkohshme, pa themele dhe të vendosura mbi gurë  dhe si të tilla, nuk përbëjnë objekt ndërtimi në kuptimin e ligjit.

Por Rama duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Me gjuhën e tij të zakonshme përballë institucioneve që nuk i binden vullnetit të tij, kryeministri sulmon prokuroren dhe e cilëson aktin e saj si një plagë mbi një zonë të shenjtë kombëtare.

About Redaksia

Check Also

Gjenden 200 milion lekë në shtëpinë e biznesmenit për blerje votash të një kandidati të PS

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se në shtëpinë e …