Salianji: Falënderoj Berishën, Metën, drejtuesit e PD dhe partive të tjera

Pas dhjetë muaj vuajtje dënimi politik në burgun e Fierit, Ervin Salianji në ditën e parë të lirisë, shprehet mirënjohës për drejtuesit e lartë të PD, kolegë deputetë dhe simpatizantë të cilët sot e kanë pritur dhe shoqëruar gjatë gjithë rrugës së kthimit nga burgu i Fierit deri në selinë e PD.

I pyetur nga gazetarët, gjatë konferencës për media, Salianji veçoi liderin e PD Sali Berisha, presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta që ndodhet aktualisht në burg, duke mos harruar kolegët e tij, vecanërisht deputetët e qarkut Fier që e pritën para hyrjes së godinës së burgut.

“Kam patur mijëra mesazhe dhe kam patur komunikim rrugës për Tiranë dhe me zotin Berisha dhe drejtues të lartë të PD.

Para derës së burgut kisha deputetët e Fierit, Saimir Korreshin e përqafova tek rrethrrotullimi i Kolonjës. Falënderoj Berishën dhe Metën, drejtuesit e PD e partive të tjera, do të gjej mundësinë për t’i takuar e biseduar me ta, edhe ato parti që nuk hynë dot në parlament”, tha Salianji.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …