Një eurodeputet francez ka kryqëzuar shefen e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen lidhur me kontratën 35 miliardë euro me kreun e Pfizer Albert Bourla për vaksinat kundër Covid-19 gjatë pandemisë.
Gjatë fjalës në seancë, ai tha se Von der Leyen kishte abuzuar me pushtetin duke negociuar me SMS një kontratë me vlerë shumë të madhe nga lekët e taksapaguesvve evropianë, pa tender, pa transparencë.
“Dosja Pfizer nuk është një gabim administrativ, është abuzim me pushtetin. 35 miliardë euro para të taksapaguesve evropianë janë negociuar me SMS, pa u çelur një tender, pa mandat, pa transparencë. Ashtu siç që Gjykata Evropiane ka konfirmuars, ju keni vepruar me kokën tuaj, jashtë kornizës ligjore demokratike. Fajo nuk është vetëm i juaji, ai përfaqëson një rrymë më serioze, atë të një Evrope të qeverisur pa transparencë. Nën autoritetin tuaj, Komisioni është kthyer në krahun e armatosur të interesave private, OJQ-ve militante dhe ideologjive të mbrapshta, disa prej të cilave janë të papajtueshme me themelet e qytetërimit tonë. Mijëra evropianë po përjetojnë atë që ju e quani tranzicioni si ndëshkim.” – tha ai.
Më tej eurodeputeti francez kritikoi Von der Leyen se nën drejtimin e saj, Komisioni Evropian është kthyer në një bunker që merr vendime kundër interesave të qytetarëve evropianë, duke dëmtuar, fermerët, zanatçinjtë dhe prodhuesit evropianë.
“Atë që ju e quani Marrëveshja e Gjelbër, po mbyt fermerët tanë, zanatçinjtë dhe prodhuesit tanë. Dhe ato që ju i quani vlera evropiane ngjasojnë gjithnjë e më shumë me censurën e njerëzve që guxojnë të mendojnë ndryshe. Kjo është Evropa që ju mbroni, zonjë e nderuar? Një Evropë ku vendimet merren pa u debatuar më parë, Një Evropë që nënshkruan marrëveshje tregtare si Mercosur prapa shpinës së qytetarëve të saj duke i ekspozuar industritë tona ndaj konkurrencës së pandershme.” – shtoi eurodeputeti francez.
Në fund ai dha mesazhin se qytetërimi evropian nuk është ngritur mbi ato që përfaqëson Von der Leyen por mbi lirinë, llogaridhënien, respektin e sovranitetin.
“Një Evropë që dobëson kombet ndërkohë që ëndërron për perandori? Jo zonja Von der Leyen, jo nuk është Evropa jonë. E jona ka të bëjë me lirinë respekt për identitetet, sovranitetin dhe zgjedhjet demokratike. Një që mbron ndërton dhe dëgjon dhe që nuk detyron. Sot me ndërgjegje të qartë ne do e votojmë këtë mocion të censurës. Kjo nuk është thjesht gjest opozitarizmi por një akt përgjegjshmërie. Sepse nuk është vetëm çështje për t’iu bërë hasha, por një pranim se një shteg tjetër është i mundur. Një shteg ku Evropa bëhet sërish një projekt dhe një premtim, jo një sistem, një mbivendosje e standardeve dhe kërcënimeve. Qytetarët e Evropës nuk kanë nevojë për një komision të gjithëpushtetshëm ata kanë nervojë për një Evropë që i pasqyron. Dhe nëse ky mandat do përfundojë me një sinjal të fortë atëherë le të jetyë ky ai: Rikthimi i politikave, rikthimi i njerëzve, rikthimi i së vërtetës” – mbylli fjalën eurodeputeti francez./Hashtag