Eurodeputeti gjerman: Zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të barabarta, qeveria abuzoi me pushtetin!

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me zhvillimet politike dhe sfidat e sundimit të ligjit në Shqipëri, gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian.

Duke u ndalur te procesi zgjedhor dhe problematikat që e shoqëruan 11 Majin, Gahler theksoi se, ndonëse teknikisht zgjedhjet shkuan mirë, mungesa e një fushe të barabartë loje dhe përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale janë tregues të qartë të abuzimit me pushtetin. Ai ngriti gjithashtu shqetësime serioze për pastrimin e parave dhe ndikimin e grupeve kriminale në ekonomi, duke theksuar se këto struktura duhet të çmontohen përpara se Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Fjala e eurodeputetit në PE

Kam qenë në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të fundit. Teknikisht ato shkuan mirë, por në fakt ne si vëzhgues dhe OSBE-ja, arritëm në përfundimin se nuk kishte një fushë loje të barabartë, sepse pati abuzim me pushtetin aktual, që do të thotë, për shembull, ata dhuruan një shumë prej 100 eurosh për pensionistët, pak përpara zgjedhjeve, ose që gjobat e trafikut, për gjobat e makinave, u anuluan dy ditë para zgjedhjeve.

Këto janë çështje që nuk duhet të ndodhin dhe që do të duhet të adresohen, përfshirë edhe rekomandimet që ende nuk janë zbatuar.

Dhe vërtet, duhet të them, historitë që dëgjon, përveç vëzhgimit të zgjedhjeve, për strukturat që lidhen me pastrimin e parave, ky është një fakt.

Ka 30,000 apartamente që qëndrojnë aty, bosh, sepse janë ndërtuar me para të pastruara, dhe njerëzit që kërkojnë banesa, nuk mund t’i përballojnë.

Ekzistojnë këto skema të trafikut të drogës, dhe duhet të shohim, dhe unë jam i bindur, që do ta menaxhojmë këtë, që këto struktura të mos përfitojnë nga hyrja në Bashkimin Evropian.

Ato duhet të shkatërrohen përpara se ky vend të hyjë në BE.

Faleminderit shumë!

About Redaksia

Check Also

Shtet-rrethim në zemër të turizmit/ Berisha: Ramaduro po shkatërron veriun!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në Facebook një video nga Thethi, …