Berisha: Seksioni shqiptar i DHL është shndërruar në një seksion kryekëput të PS! Celibashi të na dorëzojë të gjithë dokumentacionin e votës së diasporës

Të tjera raste të abuzimit me votën e diasporës janë denoncuar sot nga lideri i opozitës, Sali Berisha.

Në konferencën me gazetarët ai u shpreh se seksioni shqiptar i postës DHL, është shndërruar në një seksion të Partisë Socialiste.

Berisha kërkoi që kreu i KQZ të dorëzojë të gjithë dokumentacionin e votës së diasporës.

Berisha: Marrë me 15 prill, dorëzuar më 9 maj.

Marrë me 15 prill, dorëzuar më 9 maj.

Marrë me 18 prill, dorëzuar më 9 maj.

Dorëzuar më 9 maj, marrë me 13 prill.

Kjo firma duket e Elisës tamam.

Marrë më 17 prill, dorëzuar më 9 maj.

Marrë me 18 prill, dorëzuar më 9 maj.

Firma, filmojeni pak, kjo është firma e marrësit.

Është dorëzuar me 16 prill, dorëzuar me 9 maj. Firma një vizë dhe një pikëpyetje.

Marrë më 16 prill, dorëzuar më 9 maj.

18 prill, dorëzuar më 9 maj.

13 prill, dorëzuar më 9 maj.

18 prill, dorëzuar më 9 maj.

16 prill, dorëzuar më 9 maj.

16 prill, dorëzuar më 9 maj.

17 prill, dorëzuar më 9 maj.

13 prill, dorëzuar më 10 maj.

Ajo duket si firma e Erion Veliajt, po nuk mund ta akuzosh se është në burg ai.

13 prill, prapë Elisa, E-ja, nuk e lënë, megjithëse ajo është Pëllumbesha.

Marrë më 13 prill, kjo është e Ramaduros tamam.

16 prill, Lubi Balluku tamam.

15 prill, Edi Rama prapë.

Unë mund të sillja qindra të tjera, por natyrisht duke pasur respekt për kohën tuaj dhe kohën e qytetarëve, zgjodhëm këtë grup.

Siç e shihni, në mënyrë të përzgjedhur, të seleksionuar, votuesit, të cilët ishin të përcaktuar nga narkoqeveria se ishin kundërshtarë të saj, nuk mundën të votojnë sepse fletë e votimit u dorëzuan një apo dy ditë para votimit, ndërkohë që ato ishin mbajtur 2-3 javë më parë.

Por u mbajtën, u fermentuan, u gatuan në magazinat e postës së PS-së, çka tregon se DHL, seksioni shqiptar është shndërruar në një seksion kryekëput të PS.

Por nga ana tjetër, DHL ka marrë miliona euro të taksapaguesve shqiptarë për të ofruar shërbimin, të cilin ka shkelur nen për nen Kushtetutën.

Ne kemi të tjera që do i dëshmojmë ditët e ardhshme, por i kërkoj Celibashit të dorëzojë të gjithë dokumentacionin e votave të dorëzuara nga zgjedhësit e diasporës.

Atë po e mbajnë të fshehtë. Atë nuk e japin dot sepse aty firmat janë të Taotaos, Zhaninës e shumë të tjerëve, skuadrave kriminale të dërguara nga PS, në Greqi, Itali dhe vende të tjera për të mbushur fletët e votimit.

Kjo është arsyeja që ata nuk na i dorëzojnë.

Edhe dje i kam kërkuar Celibashit që të plotësojë kërkesën tonë, në qoftë se ai nuk është një nga arkitektët kryesorë të kësaj që ka ndodhur me votën e diasporës.

Në qoftë se ai nuk është Taulant Balla bis dhe Edi Rama bis aty ku është.

Këto që kemi, këto rrëzojnë çdo gjë, por ne kemi detyrim para zgjedhësve dhe komunitetit shqiptar që të bëjmë transparencë për të gjithë farsën e shëmtuar elektorale të vitit 2025.

Pra del qartë se çfarë ishin zgjedhjet.

Ky akt është një poshtërim i madh për çdo shqiptar.

Ky akt me votën e diasporës është një urrejtje e papërmbajtur ndaj atyre që u përzunë nga vendi dhe tani kur fituan të drejtën e votës, vota e tyre shndërrohet në hiç, në farsë dhe manipulohet në shkallë ekstreme.

Ky akt është një ftesë për çdo shqiptar që e do Shqipërinë kudo që ndodhet, të angazhohet në një betejë me të gjitha mjetet për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri me protesta të fuqishme në të gjitha vendet partnere ku jetojnë dhe në Shqipëri.

Ne këto zgjedhje nuk i njohim.

Ne zgjedhje të pandershme nuk njohim dhe ne do bëjmë çdo gjë që shqiptarët të votojnë të lirë.

About Redaksia

Check Also

Kaosi në Theth/ Tabaku: Paketa e Maleve nuk zgjidh, por grabit pronat e banorëve në Veri!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas prishjes së …