Berisha: Çështja Salianji s’mbyllet, sapo ka filluar! Një gjykatës pa moral ia shtyu lirimin duke i kërkuar të deklarojë se s’do vrasë Fatmir Xhafën

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, dënimi dhe burgosja e ish deputetit demokrat, Ervin Salianji nuk është një çëhstje e mbyllur, teksa paralajmëroi se ajo vetëm sapo ka filluar.

Interesimit të gazetarëve për këtë çështje, Berisha u përgjigj duke thënë se ishte një gjykatës pa moral, që ia shtyu lirimin duke i kërkuar të deklarojë se nuk do të vrasë ish ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa apo të vëllanë, Geronin.

“Me Ervin Salianjin kam komunikim të vazhdueshëm me të dhe tani do vijë dhe ta takoj.

Dhe kam komunikim të shpeshtë me të dhe të vazhdueshëm.

Ervin Salianji ëhtë nënkryetar i grupit parlamentar të PD. Është anëtar i kryesisë së PD dhe në këto kushte ai ka këto dy funksione shumë të rëndësishme.

Cilat do jenë funksionet e ardhshme të Ervin Salianjit dhe secilit tjetër drejtues, do i përcaktojë anëtarësia e PD.

Por edhe njëherë, meqë jam këtu, Ervin Salianji doli dje një i burgosur politik, një histori turpi e dyshes mafiozë Ramaduros dhe Fatmir Geron Xhafës.

Ervin Salianji u dënua një vit burg në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me çdo praktikë ligjore të ndjekur në 32 vite.

Deputetët më parë gjykoheshin nga Gjykata e Lartë. Pas ndryshimeve, gjykohen nga SPAK-u.

Por pasiguria e Fatmir Xhafës, i cili është një mafioz dhe ndjehet shumë i kërcënuar nga Salianji

Se Faqezi Xhafa nuk ka hallin e Geronit, po ka hallin e pasurive të tij të krimit se është subjekt i ligjit antimafia me gjithë familjen e tij. Dhe këtu e kishte hallin që e bëri atë akt me Edi Ramën dhe Edi Rama u angazhua me gjithë fuqinë e tij sepse dihej që Geron Xhafaj ishte një me Olsi Ramën në lojërat e fatit dhe aktivitete të tjera.

Pra, mos të mendojë kush se çështja Salianji mbyllet.

Çështja Salianji vetëm sa ka filluar.

Ervin Salianji e përballoi me dinjitet të madh, i papërkulur.

Një gjykatës që nuk ka ligj as moral, ia shtyu vendimin nga data 20 e sa maj, që e përfundoi, ia shtyu dhe një muaj.

Dhe e dini çfarë i kërkonin?

I kërkonin të deklarojë se nuk do vrasë Fatmir Xhafën ose Geron Xhafën.

Në një kohë kur ky ishte i burgosur politik.

A e kuptoni se ç’racë banditësh janë këta?

E merrni vesh se ç’racë janë këta?

Por ajo çështje është vetëm në fillim, do shkojë në Strasburg, do shkojë kudo dhe asgjë nuk i shpëton nga akti kushtetues, krimi i shëmtuar që bënë ndaj tij.

Nuk e liroi sepse nuk donte të hynte në parlament.

Atij i takonte të zinte vendin, ishte nënkryetar i grupit parlamentar. Por kjo betejë është”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shtet-rrethim në zemër të turizmit/ Berisha: Ramaduro po shkatërron veriun!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në Facebook një video nga Thethi, …