Kryetari i PD, Sali Berisha, ka denoncuar një ngjarje të rëndë që është mbajtur e fshehtë nga autoritetet. Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, kandidati i PS në Roskovec, Ilir Musko ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje në ambientet e farmacisë së tij, ndërsa ministrja Belinda Balluku dhe drejtues të policisë janë përfshirë në fshehjen e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth pesë ditë më parë në fshatin Strum, ku Ilir Musko ka një farmaci. Gruaja, nga fshati Samaticë, kishte shkuar për të bërë një serum dhe aty është dhunuar nga farmacisti. Sipas denoncimit, edhe babai i kandidatit, Kujtim Musko – ish-drejtor – ka një histori të mëparshme dhune ndaj një të miture 14-vjeçare.
Postimi i plotë
Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën!
Lubi Balluku mbron dhunuesin!
Narko-drejtori gangster i policisë keqtrajton familjarët dhe fsheh krimin.
Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal të Kandidatit gangster Muskaj dhe qendrimin e narko-drejtorit të policisë!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital:
Z. Berisha Pershendetje!
Jam nje grua nga Roskoveci. Dua te bej nje deboncim të rend qe ka ndodhur ne zonen tone. Kandidati i ps nga roskoveci ne qarkun e fierit, ilir musko ka dhunuar ne farmacin e tij nje grua. Kjo ngjarje ka ndodhur para 5 ditesh por policia po fsheh ngjarjen sepse po nderhyn Beljnda Balluku. Gruaja eshte bga fshati samatice dhe ka shkuar tek Ilir musko per të bere nje serum tek farmacia e tij se ai eshte farmacist. Dhe aty e ka dhunuar. Edhe babai i tij Kujtim Musko kur ishte drejtor ka dhunuar nje vajze 14 vjec. Familjaret e gruas nga samatica kane bere denoncim por policia dhe skender hitaj i ka nxjerr nga komisariati. Kete ngjarje e di e gjithe zona e roskovecit. Ka ndodhur ne fshatin strum se aty e ka farmacine Ilir Musko.
Njerezit e gruas nga fshati samatice e rrahen ilir muskon. U be e madhe se ka nisur sherri madh. U perleshen me grushta.