Berisha vlerëson ish-ambasadorin gjerman Daum: Kavalier i vetmuar që qëndroi në anën e idealistëve që u ngritën për liri dhe dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ceremonia e përurimit të shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajaë, vlerësoi maksimalisht ish-ambasadorin gjerman Werner Daum.

Berisha tha se, Daum ishte kavalier i vetmuar që qëndroi në anën e idealistëve që u ngritën për liri dhe dinjitet.

“Miq, këtu sot kemi midis nesh një mik të përjetshëm të lirisë së shqiptarëve. Dhe ky është ambasadori Werner Daum.

Ambasadori e shndërroi ambasadën e tij në një kështjellë të lirisë së shqiptarëve.

Ambasadori Daum, siç e tha edhe vetë, mik i shqiptarëve, donte me çdo kusht që shqiptarët të ndiqnin edhe ata rrugën e kombeve të tjera, të diktaturave ish-komuniste.

Ndaj dhe ai, çfarë kishte mundësi të bënte, bëri të inkurajojë, t’u japë zemër grupeve antikomuniste në Kavajë, në Shkodër dhe kudo.

Kohërat janë shumë të ndryshme, por 35 vite më parë, ambasadori ishte një kavalier i vetmuar.

Kjo është e vërteta, duhet ta themi.

Pasioni i tij për lirinë, dashuria e tij për shqiptarët që t’i shihte të lirë, bëri që ai të qëndronte në mbrojtje të të vërtetave themelore.

Jo të paktë ishin ata që mendonin se diktatori shqiptar ishte një Gorbaçev.

Të tjerë mendojnë se kështu e kanë këta shqiptarët, e duan diktatorin e tyre, e duan diktatorin.

Por miku ynë i madh kishte mendim tjetër.

Mendonte dhe besonte se shqiptarët janë një komb liridashës dhe se ata duhet të çlirohen njëlloj si kombet e tjera ish-komuniste.

U përpoqën edhe ta bindin se po vepronte gabim. Koha dhe historia i dha të drejtë atij.

Ai qëndroi në anën e Josif Budos. Qëndroi në anën e qytetarëve të Kavajës. Qëndroi në anën e idealistëve që u ngritën për liri dhe dinjitet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …