Çmendet regjimi/3 vite burg për parkim të dyfishtë

Në një komunikim për mediat, drejtuesi i Policisë së Shtetit Ilir Proda paralajmëroi se parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të jetë më shkelje administrative, por shkelje penale.

Proda tha se parkimi i dyfishtë do të bazohet në nenin 293 të Kodit Penal, që parashikon dënim me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

“Parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” thjesht administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon dhunshëm të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht. Strukturat policore do të kryejnë veprimet hetimore duke e trajtuar parkimin e dyfishtë si vepër penale bazuar në nenin 293 të Kodit Penal. Ky fenomen i shëmtuar dhe i rrezikshëm do të zhbëhet, me çdo kusht. Me të gjithë respektin për drejtuesit e automjeteve, qyteti është në radhë të parë i këmbësorëve dhe megjithë mirëkuptimin për vështirësitë e parkimit, rruga është për të qarkulluar, jo për të parkuar në mes të saj”, tha Proda për mediat.

Lajmi ka sjellë reagime në rrjet duke e paralelizuar Shqipërinë me Korenë e Veriut, ndërsa të tjerë komentojnë se “mirë e bën” përderisa nuk has kundërshti nga qytetarët.

About Krye Redaktor

Check Also

“Flamingo Mirror” si propaganda në pasqyrë

Nga Luçiano BOÇI Rama premton se “brenda disa javësh” do t’u tregojë shqiptarëve transparencën për …