Dhoma Amerikane jep alarmin për turizmin: Ujrat e zeza derdhen në det, plehrat po digjen, ndërtimet…

Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka bërë thirrje qeverisë për ndërhyrje në sektorin turistik, për të krijuar një eksperiencë sa më pozitive për vendasit, bizneset dhe të huajt.

Në një deklaratë për mediat, AmCham përmend problematikat për të cilat kërkon zgjidhje nga qeveria si mungesa e ujit të pijshëm, menaxhimi i ujërave të zeza, djegiet e mbetjeve dhe ndërtimet gjatë sezonit.

“Informacionet e përcjella nga anëtarët tanë, pjesë e këtij sektori, flasin për zona bregdetare ku vazhdojnë të mbeten shqetësuese mungesa e ujit të pijshëm, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille apo vazhdimi i aktiviteteve të ndërtimit edhe gjatë sezonit turistik, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese, por edhe cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe turistëve në këto komunitete”, thuhet në deklaratë.

Më tej, Dhoma Amerikane thekson mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar si një pengesë madhore për rritjen e mëtejshme të sektorit. “Nevojitet një strategji afatgjatë për të zhvilluar, trajnuar dhe motivuar stafin që i shërben industrisë turistike,” thuhet në deklaratë, duke shtuar se mungesa e punonjësve të trajnuar po vë në vështirësi shumë biznese, duke cenuar konkurrueshmërinë e Shqipërisë në rajon.

Në përfundim, Dhoma i bën thirrje qeverisë qendrore, pushtetit lokal dhe institucioneve përgjegjëse të reagojnë me seriozitet për të zgjidhur këto problematika, në mënyrë që të ruhet dhe forcohet ritmi i zhvillimit të një prej sektorëve më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare.

About Krye Redaktor

Check Also

Bizneset në protestë nesër para kryeministrisë kundër prishjeve të paligjshme

Një protestë është thirrur ditën e nesërme në Tiranë kundër shëmbjeve të paligjshme që po …