Ai ka theksuar se, në vend që zarfet e votave të dërgoheshin tek qytetarët, ato u grumbulluan në një qendër dhe u përdorën për të plotësuar vota për Partinë Socialiste.
“Pra, siç e shihni, zarfet nuk u dorëzuan tek qytetarët, por në mënyrë kriminale u grumbulluan në një qendër, e cila i përdori ato për të plotësuar votat për PS-në.
Ky është një proces që nuk do pranohet kurrë dhe shqiptarët, çfarëdo që të bëjë Edi Rama, i cili përpiqet me të gjithë mënyra të largojë vëmendjen nga demonstrimi i këtij krimi të shëmtuar, ai nuk do mund të shpëtojë.
Këto zgjedhje nuk njihen dhe kjo farsë elektorale, ky krim madhor elektoral ka një autor dhe ai është Edi Rama.
Ka një mbrojtës kryesor të saj dhe ai është Altin Troplini, i cili me qëndrimet që ka mbajtur ndaj krimit kushtetues elektoral dëshmon se nuk ka ligj, nuk ka moral, por është thjesht një skllav dhe bashkëpunëtor i krimit”, tha Berisha.