Shtet bandash/ Shefi i shembjeve në IKMT kërcënon dhe shan banorët e Thethit: Dil o të q*** ropt!

Tensionohet situata në zonën e Thethit ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, po vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Por ditën e sotme është shënuar një incident i rëndë ku disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me molotov fadromat e IKMT‑së.

Kreu i IKMT-së, Fatmir Metaj  shihet mbi një fadromë, teksa thërret në drejtim të personit që ka hedhur molotovin: “Ku je o trim”, madje më pas vijon duke ofenduar banorët e Thethit me fjalor prej rrugaçi: “Dil o të q*** ropt“.

Menjëherë pas këtij incidenti, drejt Thethit janë nisur me urgjencë tre furgonë me efektivë të Repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse, ndërsa Shërbimet e Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër.

  • Kush është Fatmir Metaj?

Operacioni i trupave të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në zonën e Thehtit drejtohet nga Fatmir Metaj, një zyrtar i lartë i shtetit i cili ka disa “precedentë” me drejtësinë për shkak të prishjeve të ndërtimeve pa leje, më herët, në Tiranë dhe zona të tjera të vendit.

Karrierën ai e ka nisur si shef i Komisariatit të Tropojës, në vitin 1998, dhe makina e tij është përdorur nga autorët e vrasjes së Azem Hajdarit.

Referuar një vendimi të firmosur nga gjyqtari Sokol Pasho, që mban datën 14 dhjetor 2018, Metaj inspektor në Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, u dënua me 1 vit burgim si dhe iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite.

Fatmir Metaj u dënua për prishjen e 4 objekteve, një prej tyre me leje ndërtimi dhe tre objekte në proces legalizimi në Tiranë dhe Vaqarr. Objektet e prishura në kundërshtim me ligjin janë realizuar përgjatë viteve 2013-2014 dhe kanë qenë të ndërtuara në rrugën “Mihal Grameno” dhe përgjatë rrugës së Vaqarrit.

About Redaksia

Check Also

“Flamingo Mirror” si propaganda në pasqyrë

Nga Luçiano BOÇI Rama premton se “brenda disa javësh” do t’u tregojë shqiptarëve transparencën për …