Për cilindo që merr guximin ta quajë “shtet” dhe “ligj” përballë “ca malokëve”!

Nga Gent STRAZIMIRI

Shteti nuk ka këtë fjalor!

Shteti nuk ka këtë sjellje!

Shteti nuk ka këtë posturë, pamje, qëndrim!!

Shteti është përkujdesje, jo dhunë rrugeçërish ndaj më të dobtit!

Të gjitha këto gjeste që shihni, e fjalë që dëgjoni, i përdorin përdoruesit e SKY/ECC, ata që janë o në kërkim, o në burg, kudo në botë por, SHTETI JO!

Nëse pastaj merr guximin të dëshmosh se ky “aksion” horrash, “të fortësh” do të ndodhte edhe në Bolzano, Tirol apo Schëarzëald, je krejt jashtë loje…

E di pse?

Sepse “malokët” e atyre zonave nuk janë nën thundrën e Melonit, Stocker apo Merz, që të presin t’u shkojnë 5 ditë para zgjedhjeve për t’i inkurajuar të ndërtojnë, pavarësisht “lejes”…

Madje t’u premtojnë edhe “letrat” për pronën ama pas zgjedhjeve… E gjitha kjo PUBLIKISHT!

“Malokët” e Bolzanos, Tirolit apo Schëarzëaldit nuk janë të sunduarit e një rrugaçi plak, drejtuesi të një bande rrugaçësh të shpërndarë në çdo zyrë e “inspektoriat”.

“Malokët” e sipërpërmenduar janë njerëz të lirë, prandaj jo që nuk të ngjajnë si “malokë”… por heq duart nga xhepi kur i ke përballë e bëhesh “zonjushë” edhe ti që “nuk je malok”…

Ajo që po ndodh në Theth është thjesht tregues se sa paranjerëzore është kjo shoqëri, e cila shumë “intelektualisht” harron se sundohet prej 12 vjetësh nga një kriminel, vagabond që nuk njeh as ligj, as zakon e as moral!

Të tjerat pastaj janë llafe rrënjëshkulurish që kanë “harruar” po ashtu që nëse shteti do ishte dhunë, jo përkujdesje, nuk do kishin mundur të “mbilleshin” në vendin e malokëve të Bolzanos, Tirolit, Schëarëaldit a kudo tjetër!

KAQ!

About Redaksia

Check Also

Drejton aksionin e IKMT në Theth, gazetari: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së …