Mesazhi i shkarkimit të Yuri Kim është për Ramën nga Uashingtoni

“RD”

Rama kishte vënë një bast me mediat e veta se Yuri Kim jo vetëm nuk do të shkarkohej nga administrata Trump, por ajo do të rritej në detyrë. Ky ishte lajmi që pompohej nga Rama në mediat e tij kombëtare dhe deri tek portali më i fundit nën kontrollin e tij.

Titujt e lajmeve ishin se Yuri Kim jo vetëm që nuk ishte shkarkuar nga detyra, por ajo kishte marrë detyrën e re me “ngritje” si Këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, në Departamentin amerikan të Shtetit.

Sot, Rama dhe mediat e tij heshtën. Yuri Kim priste tek dera e Departamentit të Shtetit të shkarkuarit e radhës dhe bashkë me ta protestonte ndaj administratës “Trump”. Heshtja e Ramës sot flet shumë.

Mesazhi i shkarkimit të Yuri Kim është për Ramën nga Uashingtoni. Yuri Kim nuk është shkarkuar si e nominuara dikur e Presidentit Trump për Ambasadore në Shqipëri. Nëse ajo do ti mbetej besnike atyre parimeve të Presidentit Trump, natyrisht nuk do të shkarkohej.

Yuri Kim është shkarkuar pikërisht për atë që ka bërë në Shqipëri kundër opozitës dhe për vënien e plotë të postit të Ambasadores së SHBA në shërbim të një regjimi që dhunon dhe burgos opozitën, që nuk lejon zgjedhjet e lira dhe që ka legjitimuar korrupsionin.

Yuri Kim është shkarkuar se ka bërë pis emrin e Amerikës duke i shërbyer një autokrati si Rama dhe ky nuk mund të jetë sot standarti i administratës së Presidentit Trump.

Sor Rama ka marrë një tjetër goditje nga Uashintoni. Yuri Kim është bërë shembull jo për atë që ajo vetë ishte, sepse ajo vetë ishte një kukull e Sorosit, por për ato që Rama ka bërë në Shqipëri kundër opozitës me bekimin e saj në emër të Sorosit.

 

 

 

About Krye Redaktor

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …