Kryetarja e PD, Shkodër, njëkohësisht anëtare e Këshillit Bashkiak, Eliona Kodra Shkreli deklaroi nga Thethi se, aksioni i IKMT-së është një çmenduri e kryeministrit Edi Rama, për të ndërhyrë edhe në punët e pushtetit vendor.
Shkreli tha se, aksioni i çmendurisë së kryeministrit vjen në kulmin e sezonit turistik dhe tregon papërgjegjshmërinë e Ramës, pas së cilit fshihet interesi klientelist dhe personal për të grabitur tokat e banorëve të Thethit.
Një akt i tillë, sipas Shkrelit, ka ndodhur edhe nga komunistët, por këtë radhë Rama po shemb banesat në Theth për t’ua kaluar oligarkëve, në mënyrë që të ndërtojnë resorte.
“Gjithçka ka nisur nga kryeministri për të ndërhyrë edhe në rolin e kryebashkiakut. Çmenduri që i lindi në mendje kryeministrit dhe që u përqendrua në këtë aksion çmendurie në Theth. Në kulim e sezonit turistik. Pas kësaj që ne e quajmë çmenduri, dhe akt i papërgjegjshëm i një kryeministri, fshihet interesi personal e klientelist për të grabitur tokat e banorëve siç kanë bërë komunistët për t’ua kaluar oligarkëve e për të ndërtuar resorte.
Banorët e shqiptarët janë të bindur se duke parë këtë kryeministër në 12 vite që s’ka parë interesin e qytetarë ka shitur tokën e shqiptarëve për oligarkët e klientët e tij. Nuk fshihen qëllime të mira, por fshihen qëllime që kryeministri i ka treguar ndër vite. Që ia ka shitur oligarkëve e klientëve të tij, aksion i befasishëm.
Janë 200 ndërtime që duhet të prishen në Theth. S’është filluar me plan të qartë, nga 40 objekte që ishin parashikuar. Ligji parashikon që banorët duhet të njoftohen 5 ditë më parë. Është bërë në paligjshmëri totale për qëllime personale të kryeministrit”, tha Shkreli.