CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha publikon videon: Kjo është fytyra e vërtetë e Ramaduros! Ju nguli thikën pas shpine banorëve të Thethit!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku akuzon Edi Ramën për mashtrim dhe tradhti ndaj banorëve të Thethit.

Në postimin e tij, Berisha thekson se Rama, përpara datës 11 maj 2025, ka dhënë premtime publike për mbështetje dhe investime në zonë, por menjëherë pas kësaj date, ka nisur prishjen e ndërtimeve në Theth, duke goditur drejtpërdrejt banorët vendas.

Në videon e publikuar, Rama dëgjohet të thotë:

 

“Unë di të them vetëm aq, kaq di ta them edhe për kaq jam gati ta firmos që me investu kursimet e atjeshme këtu, te ajo shtëpia. Fundi i muajit dhe viti del shumë më mirë se me vazhdu me nejt atje.”

 

Sipas Berishës, kjo deklaratë u bë në një takim me banorët e zonës para zgjedhjeve dhe përmban një mesazh të qartë sigurie dhe inkurajimi për investime në turizëm dhe mikpritje lokale në Theth. Por, menjëherë pas datës 11-maj, qeveria nisi prishjen e ndërtimeve të banorëve, duke i konsideruar ato si të jashtëligjshme.

“Rama u premtoi investime, iu bëri thirrje banorëve të rikthejnë kursimet nga emigracioni në vendlindje, dhe sapo mbaroi puna me votat, u nguli thikën pas shpine. U prishi djersën, mundin dhe shtëpitë” , thuhet në video.

Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, veçanërisht nga banorët e zonës ku janë shprehur se ndihen të shqetësuar për mënyrën selektive dhe të papritur të ndërhyrjes së shtetit, ndërkohë që për vite me radhë kanë kërkuar legalizim dhe mbështetje për zhvillimin e turizmit familjar në Theth.

About Redaksia

Check Also

Gjenden 200 milion lekë në shtëpinë e biznesmenit për blerje votash të një kandidati të PS

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se në shtëpinë e …