Berisha: Hetimi për fondet e IPARD është bllokuar nga Skapi i partisë! Duart e zeza të Ramës të shtrira mbi fondet e qytetarëve europianë

Kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi SPAK-un për mbrojtje politike të aferës me fondet IPARD, të cilat, sipas tij, janë grabitur përpara zgjedhjeve dhe më pas hetimi është bllokuar.

Berisha deklaroi se, duart e zeza të Edi Ramës janë shtrirë edhe mbi fondet europiane, ndërsa ish-ministrja Frida Krifca, e përmendur në skandal, është sot këshilltare e ngushtë e kryeministrit.

“Fondet e IPARD u grabitën para fushatës elektorale, siç e dini ju. Dhe fondet e IPARD i bllokoi krejtësisht Komisioni Europian.

Ajo çështje është, gjoja në hetim, por ajo është një çështje jashtëzakonisht e rëndë, e cila është akuzuar nga Skapi i partisë dhe siç e dini ju, Krifca e famshme është këshilltarja më e afërt e Edi Ramës, mbasi duket se edhe duart e tij të zeza, janë shtrirë mbi fondet e qytetarëve europianë, kurse këto janë të gjitha fonde të buxhetit të shtetit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Haremi në burgjet e sigurisë së lartë/ Bandat e Ramës festojnë me alkool dhe drogë

Një video-skandal brenda një burgu të sigurisë së lartë është publikuar së fundmi ku dëshmohet …