Investimet e diktaturës së Enver Hoxhës kanë qenë më të mëdha se investimet e Edi Ramës në zonat e veriut

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se investimet në veri gjatë diktaturës së Enver Hoxhës kanë qenë më të mëdha se ato të Edi Ramës.

Ai akuzoi Ramën për diskriminim të egër ndaj veriut, duke theksuar se pavarësisht taksave të paguara, banorët marrin vetëm pak ndihma dhe përballen me migrim masiv.

“Ai në veri mund të shkojë kudo, domethënë nuk ka pasur në historinë e shqiptarëve që është sjellë në mënyrë më të egër ndaj veriut se Edi Rama.

Ndërkohë që paguajnë qindra milionë euro taksa, marrin thërrime dhe vetëm mërgim, mërgim, mërgim.

Prerje të ndihmave, mërgim, investimet më qesharake.

Diskriminimi i veriut është i pashembullt.

Enver Hoxha e konsideronte zonë jo të veten veriun, por investimet i ka pasur më të mëdha.

Investimet e diktaturës kanë qenë më të mëdha se investimet e Edi Ramës në zonat e veriut”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e kryebashkiakut të PS: M’i sill të dy preventivët ta kaloj projektin! Një kafe kur të mbarosh…

Kryetari socialist i Bashkisë së Kolonjës, komediani Erion Isai është marrë zyrtarisht i pandehur nga …