Beleri nuk dorëzohet, kërkon rikthimin e mandatit të kryebashkiakut në Himarë

Pasi mandati i tij u shpall i pavlefshëm dhe prej thuajse një viti, Vangjel Tavo drejton Bashkinë e Himarës, duket se Fredi Beleri nuk dorëzohet për këtë bashki.

Beleri edhe pse deputet i Parlamentit Evropian, ka vendosur të kërkojë mandatin e kryebashkiakut që fitoi në zgjedhjet e pjesshme vendore të 14 Majit.

Fredi Beleri i është drejtuar Gjykatës Administrative të Apelit duke kundërshtuar vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve i cili në korrik të 2024 i hoqi atij mandatin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, të cilin nuk e ushtroi asnjë ditë.

Vendimi i kundërshtuar bazohet në përfundimin se mandati i Belerit ishte ndërprerë përpara kohe për shkak të pamundësisë së tij për të marrë detyrën, pasi ndodhej në paraburgim për një çështje penale.

Beleri kërkon anulimin e vendimeve përkatëse dhe njohjen e mandatit të Alfred Belerit si

Beleri u arrestua pak ditë para zgjedhjeve lokale të 2023 dhe ai u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje, ndërsa u shpall fitues i zgjedhjeve të 14 majit 2023.

About Redaksia

Check Also

Urdhëri i Rubios/ Departamenti i Shtetit deklaroi se zgjedhjet nuk kanë qenë të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u është përgjigjur pyetje të gazetarëve për deklaratën e Sekretarit …