Rruga e Dukagjinit, premtimi fasadë i Beci-Rama!

Nga Eliona Kodra SHKRELI

Dukagjinasit kanë vite që kërkojnë infrastrukturë. Rruga drejt fshatrave të kësaj krahine mbart histori të dhimbshme e tragjike aksidentesh. Një zonë me bukuri të rralla natyrore, me një panoramë të egër e njëkohësisht magjepsëse, ka mbetur e pazbuluar gjërësisht nga turistët ( sidomos ata të huaj që pëlqejnë aventurën e egër) për shkak të mungesës së rrugës.

Fshatra të tërë janë shpopulluar dhe një ndër arsyet kryesore, është pikërisht mungesa e infrastrukturës rrugore e cila pengon dhe vështirëson lëvizjen sidomos gjatë dimrit.

Rruga e Dukagjnit u kthye në një show propagande nga kreu i Bashkisë Shkodër Beci dhe kryeministri Rama, të cilët për të marrë votat e dukagjinasve kryen disa punime fasadë të cilat nuk përmirësuan asgjë përveçse u vodhën lekët e tenderit të rradhës!

Sot në këtë rrugë të propaganduar si vëmendja kryesore e qeverisë dhe pushtetit vendor, nuk ka më asnjë makineri apo mjet që të tregojë se aty po punohet…..

Rruga e Dukagjinit ishte mashtrimi i radhës i kësaj qeverie dhe i këtij kryebashkiaku të cilët e reklamuan në rrjetet e tyre sociale sikur aty po bëhej nami, por ndërkohë situata nuk ka ndryshuar për të parandaluar aksidente tragjike!

Rruga drejt fshatit Plan, është një rrugë e degraduar në kufinjtë e të pakalueshmes pasi aty mund të shkohet vetëm me automjete të larta. Tmerr të mendosh se në vitin 2025, në këtë fshat të bukur të Dukagjinit të mos jetojnë më shumë se 12 familje. Një fshat pa shkolla, pa Qëndra Shëndetësore, i braktisur nga shteti dhe mungesa e dorës së shtetit ka sjellë dhe braktisjen e tij edhe nga njerëzit!

Veriu shqiptar është perlë e pazbuluar…..Banorët kërkojnë rrugë, si kushti më minimal që shteti ka detyrën kryesore t’ia përmbushë këtij komuniteti!

Rruga sjell zhvillim!

Rruga sjell turizëm!

Rruga sjell ekonomi të qëndrueshme!

Rruga ndalon shpopullimin!

About Redaksia

Check Also

Dosja e “Gjinos” të Ballukut/Anëtares së komisionit të tenderave i grabisin 200 mijë euro

“Katër persona të maskuar hynë në shtëpi, aty gjendeshim unë mamaja vëllai dhe tre fëmijët”. …