Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar përplasjen mes Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të koalicionit të tyre.
Lubonja ka deklaruar shpreh se nuk di kujt t’i japë më shumë të drejtë, pasi sipas tij, Lapaj humbi pikë nga ajo që tha para zgjedhjeve dhe nga ajo që thotë tani, ndërsa intrigat që po bën Shabani me dajën e vet është akoma më keq, por që në fund të dy po degradohen.
“Lapaj tha se do të marrim 15 vende në Kuvend dhe unë jam i fundit që do hyj, ndërsa tani që është marrë vetëm një vend, të tjera u thanë dhe të tjera po bën. Kështu do të sillesh pastaj edhe kur të marrësh pushtetin nesër, zero ndërtime dhe pastaj mbushje me gradaçela.
Në këtë aspekt, nuk i jap dot pikë Lapajt. Nga ana tjetër, kjo intriga e Shabanit më dajën, është akoma më keq. I degradon të dyja palët. Nuk e di kush ka më shumë të drejtë, po e le kështu si pezull.”, tha Lubonja në News24.