Aksion i padrejtë në mes të sezonit turistik/ Tabaku: Qeveria po i frikëson bizneset!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka kritikuar aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike, duke e cilësuar si një tregim force ndaj biznesit të vogël dhe një nxitje të informalitetit.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Tabaku tha se ky aksion është i padrejtë, sidomos në mes të sezonit turistik, kur bizneset ndodhen në kulmin e punës.

“Tiranën nuk e ka drejtuar PD dhe lejet janë dhënë nga ata që e drejtonin. Kush ka lejuar abuzimet? Ka pasur disa leje të dhëna nga institucione të ndryshme”, u shpreh ajo.

Deputetja theksoi se një qeverisje me aksione të tilla vetëm sa shton pasigurinë për sipërmarrësit dhe rrit nivelin e informalitetit në ekonomi.

“Kjo qeverisje me aksione ka rritur informalitetin. Sepse nga ana tjetër shohim aksione si legalizimi i të gjitha ndërtesave pa leje, stallave etj. Pra e stimulojnë informalitetin dhe më pas bëjnë aksione të tilla. Po të shkosh në fshatrat e Tiranës, na thonë që është e pamundur të ndërtosh sepse të shkon më shumë ‘qoka’ se ndërtimi”, deklaroi Tabaku.

About Redaksia

Check Also

Berisha pret deputetin e Forza Italia: Shqipëria është kthyer nga Edi Rama në të vetmin narko-shtet në Europë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka pritur nw njw takim deputetin dhe një nga drejtuesit …