Nga Adriana KALAJA
Ajo që po ndodh këto vite me Gjykatën Kushtetuese, është se puçin ndaj saj, e bëjnë organet e reja drejtuese, të dala nga “Reforma në Drejtësi”, e cila vetëm nga SHBA, është mbështetur me 270 milion USD, përveç të tjerave.
Të gjithë e pamë sesi papritur, Sokol Sadushi, veterani me shall pioneri të Enverit, fillon të shpallë vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Me një qëllim të qartë e urdhër politik.
Edhe gaztori Bajram Presidenti, që nuk reagon asnjëherë për interesin publik e për gjithë këtë korrupsion galopant, vihet në lëvizje vetëm me një sms.
Dihet nga kush, se këtë nuk e llogarisin as për të harxhuar kohën apo minutat e një telefonate.
Çfarê fshihet pas kësaj?
Kontrolli 100% i gjykatës më të rëndësishme në vend nga Lajet e partisë.
Të të gjithë gjinive qofshin.
Kjo, edhe me mbështetjen e Sudeve lulzimse.
Pse do pyesnit Ju?
Për nivelin e paranojës dhe psikopatisë ku jeton Sulltani i Surrelit, edhe 1 votë kundra ndaj 8 atyre pro, e nxjerrin nga “shinat” e arsyetimit normal të një qytetari pa pushtet.
Se të këtij gjithëpushtetshmit dihet.
Ashtu siç pritej, meqenëse mandati i anëtarëve të Këshillimit të Emërimeve në Drejtësi (KED), përfundon më 31 dhjetor 2025, nxitimi për ta mbushur këtë gjykatë me Lajet e rradhës, se nuk dilnin ato që ishin aty, mori jetë nga vullneti i pakrahasueshëm i njërit prej Sokolêve të partisë, Sadushit, i cili vetë në këtë post është pa një rivlerësim kalimtar, apo siç njihet, vetting.
Pasi mbylli hesapet me vendin e Kryetares aktuale të kësaj gjykate (pasi me shumë ?????? ishte dhe “dorëheqja” e znj. Toska), çuditërisht me një tërheqje aspak morale dhe ligjore për interpretim nga Komisioni Venecias për mandagin e saj, ka filluar betëjën për vendet e tjera të kësaj gjykate.
Qëllimi dihet, por le të meremi me Lajen e re që pritet ti bashkohet atyre ekzistuese (ndjesë për ato që nuk janë të tilla dhe që ksm vlerësim maksimal).
Sipas njoftimit të KED (foto 1), pritet që ditën e hënë, datë 21 korrik të procedohet me zgjedhjen e Lajes së re.
Ndërkohë, sipas infove jozyrtare, mbledhja është mbajtur dje, dhe pas debateve shumë të forta, 5 Lajet e partisë në KED, kanë votuar pro, kundër 4 votave të gjyqtarëve me integritet moral, për kandidaturën e Lajes Genta Bungo (foto2), një prej Lajeve më të devotshme në zbatimin e urdhërace politikë e kriminalë për shkatërrimin e sistemit të drejtësisë.
Mos harroni se anëtarët e KED, që nuk zhgënjyen edhe këtë herë duke i’u bindur urdhërave të politikës e krimit, ndaj të cilëve megjithëse sot amnistohen nga SPAK, por nesër Ju garantoj që jo, janë:
- Sokol Sadushi (GJL).
- Marjana Semini (GJK).
- Etjen Kapo (PPA).
- Ilir Toska (GJK).
- Alma Muça (PP).
Përveç se Laja e re, ka probleme shumë të rënda me profesionalizmin dhe korrupsionin, të gjithë e dinë sesi iu mbyllen dosjet penale në SPAK.
Si do thoni Ju?
Ashtu si u emërua dhe në kushtetuese.
Duke i bërë presion porositësave të listave se kush do e kalonte e kush jo vettingun.
Nga Rama, Agaçi, Xhafaj, Sadushi & CO.
Dhe sot ajo po u kthen “reston”.
Njërin prej proces verbaleve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku Laja Bungo ishte Kryetare (foto 3), po e përcjell para Jush, për të parë sesi bihej dakort për shkarkime me lista, dokument për të cilin filluan dhe procedimin penal ndaj meje, të cilin po vetë e mbyllën, se ishin të bindur që si ky proces verbal, në KPK ka me qindra, te cilat lidhen direkt me reformën në drejtësi, si një genocid i pastër ndaj interesave të publikut shqiptar.
Dhe çfarë e bën më interesante këtë histori, që në fakt do jetë turpi ynë nëse harrojmë e nuk e çojmë deri në fund këtë histori?
Se kjo Laja, bashkë me Lajet e tjerë, njëri me probleme të rënda penale korruptive (dhe të ngacmimeve seksuale kur ishte pedagog në Shkodër) dhe tjetra, supër e korruptuar, njëjtë si e motra, Bel(l)a Mafia, kanë vendosur që një mafioze e korruptuar dhe me probleme të rënda penale si Irena me 3 mbiemra, të kalojë vettingun (foto 4).
Ajo që mua më shqetëson si qytetare por edhe si avokate, është fakti se pse nuk vepron kryesisht SPAK, kur në mënyrë vijuese, organet e reja që kanë dalë nga “Reforma në Drejtësi”, ajo që në fakt SHBA, pagoi 270 milionë USD, emërojnë në pozicione të ndryshme, pikërisht ato që përfliten në publik për javë e muaj të tërë?
Apo edhe Dumanit i bëhet presion me listat?
Të shohim.
Ju e dini që unë nuk i lë Kauzat ku besoj në rrugë, pavarësisht pasojave.
E vetmja gjë që unë nuk kam informacion të plotë për momentin dhe për të cilën kam “besim” se SPAK do hetojë është, se cila nga dy përmbarueset e pazareve të tij, Sulltani i Surresit do emërojë në krye të kushtetueses:
- Lajen Genta Bungo?
- Suden Marsida Xhaferllari?
Të presim e të shohim, por kujdes……
Unë vazhdoj rrugën time dhe Lajet e Sudet e dinë mirë.
Llogaritë sesa nga 270 milionë USD të taksapaguesve amerikanë, kanë grabitur Lajet e partisë dhe Sudet e Lulzimit, do i shihni shumë shpejt.
Madje do paguajnë çdo qindarkë.
Ju e dini që unë e mbaj fjalën.
PS: Ndjesë për kë i kam prishur ditën e djelë, por t’i çoj haber dikush Lajes Irenë me 3 mbiemra, që të meret me gjetjen e një avokati të mirë e jo të harxhojë kohë me kurthet ndaj meje.
Upssssss se harrova.
Edhe Sude Xhaferllarit.