Lideri i opozitës, Sali Berisha është shprehur nga SPAK se, nuk ka kundërshti ndaj asnjë gjyqtari konkret, përveç rasteve të veçuara në apel, por ka ngritur shqetësimin për një çështje më të thellë: parimin e pavarësisë së gjyqtarit në ushtrimin e detyrës.
“Nuk kam asnjë kundërshti për asnjë gjykatës konkret, përveç ndonjërit që është në apel.
Ai, i njohur tani, famozi, por nuk kam kundërshti për gjykatës konkret.
Por kam kundërshti për një parim themelor që ka të bëjë me pavarësinë e gjykatësit në detyrën e tij.
Nuk mundet kurrë që gjykatësi që shqyrton dosjen e Altin Troplinit të kontrollohet nga Altin Troplini!
Thashë unë, ju duhet të bëni hetim.
Ka pasur një gjë të rëndë aty brenda, unë po e hetoj, por thuhet se aty për shkak të refuzimit të njërit prej anëtarëve të gjykatës speciale, ka shkuar puna te rrëmbimi i kompjuterit, etj, etj.
Gjëra të tilla janë të dënueshme, edhe në Korenë e Veriut nuk ndodhin”, tha Berisha.