Berisha: Karteli Troplini ka marrë stadiumin në Durrës për të ngritur kulla si shpërblim për angazhimin kriminal në fushatë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët, denoncoi skandalin e radhës. Berisha u shpreh se karteli Troplini ka marrë stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës, ku do të ngrejë kulla si shpërblim për angazhimin në fushatën elektorale.

“Edi Rama shpërbleu me qindra e qindra milionë euro kartelin Troplini për kontributin dhe angazhimin e tyre kriminal në fushatën elektorale të farsës zgjedhore 11 maj 2025.

Kështu presidenti i klubit Teuta, që e ka mbajtur këtë klub nga viti 1999, dha dorëheqjen në mënyrë të papritur me datën 16 qershor dhe sipas burimeve të FSHF-së, të cilat nuk identifikohen dot nga terrori, aksionet e stadiumit Niko Dovana i kanë kaluar kartelit Troplini.

Kaq e vërtetë është saqë sot, secili prej jush po të shkojë dhe të shohë regjistrat e shtetit, nuk gjen dot një person se kush i mori ato.

Një gjë është e sigurt që ish-presidenti Edmond Hasanbelliu dhe Edi Rama ia kaloi stadiumin dhe qindra mijëra metra katrorë rreth stadiumit korporatës famëzezë të investimeve.

Kjo korporatë që merr përsipër, ka gjetur si blerës dhe zhvillues me urdhër natyrisht të Edi Ramës, kartelin famëkeq Troplini.

Sipas burimeve që nuk duan kurrsesi të flasin publikisht nga FSHF. E kuptoni vetë ju frikën e tmerrshme.

Por, e vërteta, rrotull stadiumit janë planifikuar një seri ndërtesash, ndër të cilat kulla me lartësi 125 metra.

Përsëri po të pyesni se kush është autori, pronari, zhvilluesi, ju emër nuk do gjeni sepse po sipas burimeve të Federatës Shqiptare të Futbollit, ky emër do ishte Ergys Agasi.

Por, diskreditimi i tij kombëtar dhe ndërkombëtar, skandali dhe afera e tij me fabrikën e duhanit dhe një seri lidhjesh të tjera, detyroi që prestanome i Troplinëve të mbetet prapë sekret, pa emër.

Ngjashmëri e madhe me tjetërsimin e pronave të Niko Dovanës me stadiumin Dinamo.

Ndërkohë pronat tek stadiumi Dinamo dhe Niko Dovana kanë pronarët e tyre.

Dhe në të gjitha ligjet e vendit, ato duhet t’u rikthehen pronarëve, por janë bërë të gjitha, janë viktimë e një njeriu të pangopur, që i ka vënë vetes detyrë të tejkalojë edhe Alabarin  në pasuri dhe që quhet Edi Rama”, tha Berisha.

  • a.
    • .

       

      3 / 3

About Redaksia

Check Also

Alarmante!/ Ina Zhupa: Situatë kriminale në Sarandë, qytetarët të pasigurtë për jetën!

Deklarata e deputetes së PD, Ina Zhupa: Në kulmin e sezonit turistik, Saranda është kthyer …