Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paraqiti gjatë një konference shtypi fakte të reja me pamje video për farsën elektorale të 11 majit.
“Tani vazhdojmë pjesën tjetër sepse mbrojtja, denoncimi i farsës elektorale kërkon që të bëhet publik mundësisht çdo fakt, çdo dokument i dhunimit.
Berisha tha se, në çdo qendër votimi, dokumentohen elementë të pakundërshtueshëm të farsës elektorale.
“Tani, urdhëro komisioneri me fletë votimi mbrapa, shikojeni…
Urdhëro çfarë bën me të.
Urdhëroni, del jashtë qendrës, jep fletën e votimit sepse duhet të realizojë Trenin Bullgar.
E nxjerr fletën e votimit, ia jep kryetarit, më pas e hedh përsëri në kutinë e votimit. Këta bëjnë ç’të duan me fletën e votimit.
Patronazhisti i shoqëron votuesit në dhomën e fshehtë dhe voton për ta. Ata futen formalisht, sikur të jenë manekinë.
Edhe këtu nxirret fleta e votimit jashtë për të krijuar karuzelin apo Trenin Bullgar.
Ja me fletë del ai. Tani kthehet prapë.
Me qindra kuti janë me një fletë votimi mangët, çka është dukuria absolute e karuzelit apo Trenit Bullgar.
Edhe në tabelën e rezultateve del mangët fleta e votimit.
Në Plangaricë, Elbasan.
Pra, në çdo qendër votimi, dokumentohen elementë të pakundërshtueshëm të farsës elektorale”, tha Berisha.