Zhupa: Rama jo vetëm ka ndërtuar, por ka edhe projekte në zonat e mbrojtura!

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa u shpreh se aksioni në Theth nuk lidhet me prishjen e ndërtimeve në zonat e mbrojtura, pasi ligji i mbronte vetë, po mazhoranca e ndryshoi për interesa të veta.

Sipas Zhupës, ka projekte të tjera për ndërtime në zona të mbrojtura, për shembull, Aeroporti i Vlorës bëhet në një zonë të mbrojtur, ku ka reaguar Konventa e Bernës dhe Progres Raporti i BE-së.

“Ky është një mashtrim publik, pasi ligji ekzistues nuk lejonte ndërtimin në zonat e mbrojtura dhe ishte vullnet i qeverisë dhe i mazhorancës për të ndryshuar këtë ligj që të lejoheshin ndërtimet kudo. Jam në Gjykatë Kushtetuese pikërisht sepse Rama ka vullnetin për të ndërtuar kudo.

E dyta, Rama jo vetëm ka ndërtuar, por ka edhe projekte në zonat e mbrojtura, siç është pika e vogël e Mirela Kumbaros në Butrint, një kompleks i madh vilash në gjirin e Manastirit në zonë të mbrojtur. E nxorrën nga zona e mbrojtur pikërisht për të ndërtuar. Jo vetëm kaq, por ka projekte të tjera për ndërtime në zona të mbrojtura. Aeroporti i Vlorës bëhet në një zonë të mbrojtur, ku ka reaguar Konventa e Bernës dhe Progres raporti i BE-së.

Realiteti është ky: ndërtojnë kudo në zonat e mbrojtura, duke ndryshuar edhe ligjin, dhe aksioni në Theth në lidhet me zonat e mbrojtura”, tha Ina Zhupo per News24.

About Redaksia

Check Also

Protestuesja humb ndjenjat në tubimin para Ministrisë së Arsimit

Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, …