Bardhi: Edi Rama dje dhe sot, nga satelitët fantazmë te dronët luftarakë!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka risjellë në vëmendje retorikën e 12 viteve më parë të kryeministrit Edi Rama, që sipas Bardhit nuk ndryshon nga ajo e një dekade më pas.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ajo që nuk ndryshon në këto 12 vite, është epoka e mashtrimit të shqiptarëve nga Rama.

Kjo sipas Bardhit, bëhet me qëllimin e vetëm, justifikimin e aferës së radhës me paratë e taksapaguesve shqiptarë, që jepen për qoka personale.

Reagimi

Edi Rama dje dhe sot, nga satelitët fantazmë te dronët luftarakë!

Ajo që nuk ndryshon prej 12 vitesh është epoka e mashtrimit të shqiptarëve nga Edi Rama. I njëjti mashtrim në 2022, i njëjti mashtrim edhe sot. Ndryshon vetëm “mjeti”: nga satelitët kemi kaluar tek dronët!

E gjitha për të justifikuar aferën e radhës, para të taksapaguesve që jepen për qokë personale dhe që nuk shërbejnë për asgjë! E vërteta e kontrollit të territorit është që njerëzve u shkelet syri para zgjedhjeve për t’u marrë votën, pastaj shpërthejnë “muçërit” dhe u marrin shpirtin dhe kursimet e jetës.

Për pasojë paligjshmëria nuk buron nga njerëzit. Një qeveri që u shkel syrin njerëzve për të shkelur pak ligjin në këmbim të votës nuk e zgjidh problemin as me satelitë fantazmë, as me dronë imagjinarë. Problemi është vetë Edi Rama!

 

About Redaksia

Check Also

Protestuesja humb ndjenjat në tubimin para Ministrisë së Arsimit

Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, …