Trump: Obama, Kryetari i bandës në krimin më të madh politik

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka hedhur akuza të rënda ndaj paraardhësit të tij, Barack Obama, duke e cilësuar si “kryetar bande” dhe duke e akuzuar për tradhti dhe komplot.

Deklarata erdhi gjatë një interviste në Zyrën Ovale, kur Trump u pyet për çështjen e Jeffrey Epstein, por shpejt e kaloi diskutimin te një sulm ndaj Obamës.

Trump pretendon se Obama ka qenë në qendër të nisjes së hetimit për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, një çështje që ka hedhur hije mbi mandatin e tij të parë presidencial.

“E nisi presidenti Obama dhe ishin të gjithë aty – Joe Biden, James Comey, James Clapper dhe John Brennan. Të gjithë pjesë e komplotit,” – u shpreh Trump, duke shtuar:

“Obama ishte kryetari i bandës… Ai është fajtor.”

Trump deklaroi gjithashtu se dokumente të publikuara së fundmi nga Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, sipas tij, provojnë përfshirjen e Obamës në atë që e cilëson si “krimi më i madh politik”.

“E saktë apo e gabuar, ka ardhur koha të ndiqen penalisht disa njerëz,” përfundoi Trump, duke dhënë sinjale për hakmarrje politike ndaj ish-administratës Obama-Biden.

About Krye Redaktor

Check Also

Nën akuzë për tradhëti/Departamenti i Drejtesisë do arrestojë Obamën

Departamenti i Drejtësisë po përgatitet të ngrejë akuza dhe arrestojë ish-Presidentin Barack Obama me akuza …