Skandali me mbushjen e 360 kutive me vota, Celibashi nuk e mohon

Në të gjithë korrespondencën mes PD dhe KQZ për zhdukjen e 360 kutive të votimit, Celibashi nuk e ka mohuar skandalin, por i referohet rojeve.

Sali Berisha

Për një shoqëri, groposja e zgjedhjeve si proces demokratik, shndërrimi i tyre në farsë elektorale, është de facto dhe de jure varrosje e shtetit ligjor, Kushtetutës dhe demokracisë së atij vendi.

Në farsën elektorale të 11 majit 2025, Edi Rama ka përdorur të gjitha format, mënyrat, mjetet, pushtetet për denatyrimin e zgjedhjeve në mënyrë të plotë dhe totale.

Sot unë kam këto pyetje për Ilirjan Celibashin.

A janë marrë 350 kuti votimi me 12 apo me 13 prill të vitit 2025 nga magazinat e KQZ-së në Farkë? Së pari.

Së dyti. A ka firmosur ai dorëzimin e personave të caktuar të 350 kutive të votimit?

Së treti. A ka dijeni ai për marrjen e tyre pa asnjë dokument? Për marrjen e tyre pa asnjë dokument dhe dërgimin e tyre në një lokacion të administruar nga një ish-deputet socialist.

Dhe e fundit. I kërkoj zotit Celibashi të dorëzojë menjëherë kamerat e magazinave të materialeve të votimit sipas kërkesës të përfaqësuesve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore në KQZ.

Transferimi që kërkon të bëjë tek Ilirian Gardë, një sipërmarrje shtetërore e sigurimit të objekteve shtetërore, është qesharak dhe është thjesht një përpjekje për t’u fshehur, për të larë duart me një krim ndoshta të padëgjuar më parë.

PD disponon të gjitha mundësitë për të faktuar sa ato që unë shtrova pyetjet sot.

Por zoti Celibashi duhet të përgjigjet këtyre pyetjeve sepse kemi të bëjmë me një akt të padëgjuar në 32 vite, por të paralajmëruar se ka ndodhur nga një seri demonstrimesh në të cilat kutitë me fletë votimi çdo gjë mund të ishin, por jo kuti të qendrave të votimit.

Pra, është një akt ky për të cilin me të drejtë ne kërkojmë transparencë të plotë.

350 kuti votimi janë marrë nga persona pa asnjë dokument, vetëm në qoftë se i kanë pasur të fshehura, por aty asnjë dokument.

Duket se nuk është lënë asnjë lloj mjeti dhe mundësie, thashë pa vepruar, për degradimin e plotë të zgjedhjeve në një farsë të shëmtuar.

Në pritje të këtyre përgjigjeve, ne do ndërmarrim edhe hapa të tjerë, por kjo farsë nuk do njihet kurrë. Kurrë.

About Krye Redaktor

Check Also

Pas Thethit Rama i vë syrin Llogarasë, IKMT gati të rrafshojë të gjitha bizneset

Ndërsa sezoni turistik po arrin kulmin, Rama me “kokëfortësinë” e tij ka vendosur të ndërmarrë …