Shehu: Ekonomia në rrugë të rrezikshme! 90% e parave të pista përfundojnë në ndërtim!

Ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ngriti alarmin për drejtimin ku po shkon ekonomia shqiptare, gjatë një interviste në emisionin “Log.” në News24. Ai deklaroi se ndërtimi, i cili sot është kontribuesi kryesor në GDP, është sektori ku përqendrohen shumica e parave të pista, duke lënë në hije sektorët e tjerë strategjikë.

“Ka analiza dhe dokumente, madje edhe nga historia e mafies, që tregojnë se 90% e parave të pista shkojnë në ndërtim. Këtë e shohim edhe te ne, ku dominon ndërtimi dhe rritja e tij artificiale, ndërkohë që bujqësia dhe industria po bien ndjeshëm”, tha Shehu.

Sipas tij, Shqipëria po përballet me një ekonomi që është gjithnjë e më e varur nga sektori informal dhe që po shkon drejt një modeli jo të qëndrueshëm.

Sherefedin Shehu: “Ne jemi në një situatë ku po shikojmë kullat. Ka statistika dhe analiza historike, sidomos nga historia e mafies, që 90% e parave të pista shkojnë në ndërtim. Kjo është e konfirmuar në shumë dokumenta dhe analiza. Kontribuesin në GDP kemi ndërtimin, kemi rënie të industrisë dhe bujqësisë, ku çelësi i zhvillimit është manifaktura ose modelet ekonomike.

Tjetër, kemi një parashikim të zymtë për ekonominë. FMN në parashikimet e muajit prill thotë se do të ketë rritje në 3.5%, ndërkohë që synimi në vendet e varfëra është të shkojë rreth 7%, që të ndikojë në mirëqënien e qytetarëve. Pra, kemi një ekonomi që po shkon në trend rënës, sidomos me mungesën e sektorëve kyç të ekonomisë. Kjo do të thotë se ekonomia dominohet nga pjesa informale që ka ndikuar në një sektor, i cili jep efekt ‘one time’ (menjëhershëm), por pastaj shtëpia nuk jep bukë për të ngrënë”.

About Redaksia

Check Also

Protestuesja humb ndjenjat në tubimin para Ministrisë së Arsimit

Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, …