Shqipëri dënohet nga FIFA pas ndeshjes me Serbinë

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar në lidhje me një dënim që i ka ardhur nga FIFA pas ndeshjes kualifikuese ndaj Serbisë në kuadër të Kupër së Botës 2026.

Shqipëria ishte pritëse e Serbisë më 7 qershor në “Air Albania”, me ndeshjen e vlefshme për Grupin K, e cila përfundoi me barazim 0-0.

Megjithatë, kjo ndeshje ka bërë që FSHF të dënohet nga FIFA “për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë”.

FSHF është dënuar me gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun.

About Redaksia

Check Also

Ndërron jetë ikona e sportit amerikan

Një prej emrave më të mëdhenj në historinë e mundjes, Hulk Hogan, ka ndërruar jetë …