Mbledhja e këshillit bashkiak/ Berisha: Të bëhet në prani të mediave, ftoj edhe qytetarët ta ndjekin atë

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka kërkuar që mbledhja e nesërme e Këshillit Bashkiak të Tiranës të zhvillohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me ligjin.

Ai u bëri thirrje këshilltarëve të opozitës të zhvillojnë një betejë të vendosur brenda sallës, duke kërkuar që mediat të kenë akses dhe mbledhja të mos mbahet në fshehtësi.

“Së fundmi, nesër është një mbledhje e këshillit bashkiak të Tiranës.

Ftoj këshilltarët e opozitës të bëjnë një betejë në sallë të vendosur që kjo mbledhje të zhvillohet në përputhje me ligjin, çka do të thotë në prani të medieve dhe jo si një shpellë mafieje, në të cilën Edi Rama dhe Lubi Balluku sillen si padrino të bashkisë së kryeqytetit.
Ndaj dhe ftoj qytetarët e Tiranës të ndjekin mbledhjen e këshillit bashkiak”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kush është njeriu qe Rama i dhuron tregtinë e armëve dhe roli i besuar tek financat personale

Në 17 qershor ndodhi një transaksion i çuditshëm biznesi. Timak, një kompani që merret me …