Skandali me votën e diasporës/ Berisha: Të gjithë dokumentacionin do ta çojmë në selinë qendrore të DHL

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke denoncuar manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit gjatë një konference për shtyp, deklaroi se, të gjithë dokumentacionin do e çojmë në selinë qendrore të DHL.

“Nuk i kanë ardhur në KQZ, nuk kanë ardhur në KQZ. KQZ-ja i ka dorëzuar numrin e saktë dhe në rikthim 15 mijë janë zhdukur rrugës. Nuk janë, nuk janë.

Por kompania dhe KQZ-ja hezitojnë të bëjnë transparencën e plotë dhe ne po i ndjekim hap pas hapi. Do jetë çështje shumë e madhe. Ne po e ndjekim hap pas hapi.

Akoma nuk kemi dërguar, por natyrisht ne do të komunikojmë me selinë qendrore të DHL-së, do ta informojmë me hollësi, do dërgojmë të gjithë dokumentacionin do i çojmë patjetër”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Piktori do të lërë emër në histori, por si “kreu i qelbësirave” dhe antishqiptar i përbetuar!

Nga Kim MEHMETI Lexova diku se Piktori paska thënë se ai punon për të lënë …