Berisha: Të besosh që Altin Troplini të veprojë kundër Ramës dhe anturazhit të tij do të thotë të mashtrosh veten tënde

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh në konferencën e sotme se ‘të besosh që Altin Troplini të veprojë kundër Ramës dhe anturazhit të tij, do të thotë të mashtrosh veten tënde’.

Berisha: Sigurisht ne do të marrim çdo hap, kombëtar dhe ndërkombëtar, por të besosh se Altin Troplini merr akte dhe vepron kundër Edi Ramës dhe anturazhit të tij të afërm, do të thotë të mashtrosh veten tënde, minimumi.

Por ne hapat do i ndërmarrim.

Përgjatë vitit zgjedhor Prill 2024 – Maj 2025: u dhanë gjithsej +1000 leje ndertimi.

+450 leje gjatë periudhes zgjedhore.

Përgjatë vitit numri i lejeve të ndërtimit ka variuar nga 29- 35 për muaj, nga dhjetor ’24-mars ’25 janë dyfishuar, me 60 leje ndërtimi.

Në Durrës thuajse çdo kompani ka një NIPT të regjistruar në zonën e Xhafzotaj, që kontrollohet nga Troplinët. Duket qartazi tendeca për të pasur afër portin e Durrësit.

Kompanitë e ndërtimit të Elvis Doçi, XhevdetTroplini, Hysni Doçi

EldemarConstruction, Kompani me seli në Kullë (fshati i Troplinëve) kontrollohet nga Elvis Doçi-Visi i Pojës. Më 24 dhjetor ‘24 merr leje për ndërtimin e objektit Rockof Kavaja tek shkëmbi i Kavajës. Projekti është hartuar nga studio Kroate HORËATH HTL – ALBANIA, me pronarë SinishaSenadTopalovic, shtetas kroat, Agron Gjon Berisha shtetas kroat dhe MajlindZajmi, përfaqësues për Shqipërinë (shok shkolle me DorianDuçkën. Administrator i Eldemar: Gëzim Hasa, një ish polic i arrestuar për trafik kokaine në Itali së bashku me Denis Hasën, edhe ky perfaqësues në vitin 2010 i Eldemar.

Në 11 maj të vitit 2025, Elvis Doçi kalon në pronësi të CFO Farma me pronar Nadir Çaushollin, 60 përqind të aksioneve të Rockof Kavaja. 6 ditë më pas, palët paraqiten sërish te Noteri dhe deklarojnë rritje kapitali, ndërsa Nadir Çausholli merr përsipër 100% të investimit. Kjo dëshmon se operacioni “Ura” është dekonspiruar kohë më pare, gjë që ka sjellë kalimin e aseteve kriminale te një tjetër.

Kompani mbështetëse e EldemarConstruktion dyshohet te jetë një nga kompanitë më të mëdha të vezëve, Ovvital. Kjo kompani është në emër të Hysen Doçit dhe ortak me të është dhe XhevdetTroplini ose Poja. Përgjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e Fatmir Troplinit, djalit të XhevdetTroplinit, u gjetën tre milion euro të fshehura që u deklaruan si të ardhura nga biznesi i Ovvital. Kjo kompani nuk është nën sekuestro.

Altin Hajri, 26 mars 2025: Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 18 kate mbitokë dhe  3 kate  nëntokë”,  me  vendndodhje  në Bashkinë  Durrës,  me  subjekt  zhvillues shoqërinë “Pjeza 2022” sh.p.k. ValentinaHajri, është bashkëshortja e Altin Hajrit, një nga kapobandat e Shijakut. Hajri, është në kërkim nga SPAK për pjesëmarrje në disa ngjarje kriminale, që nga trafiku i drogës, pengmarrje, vrasje, ndërhyrje në zgjedhje etj. Altin Hajri është autori i vendosjes në listë të sigurt të JurgesÇyrbes në 2021, evidentuar nga përgjimet e prokurorisë. Kompania e ValentinaHajrit në momentin që ka marrë lejen e ndërtimit rezulton e pezulluar, dhe është bërë aktive sërish tetë ditë më pas. Altin Hajri rezulton dhe aksioner tek Kompleksi Golden, ku u vra JanPrenga.

Sajmir Tusha (blerës vota për Drazhin). Leje Ndërtimi për: “Objekt me funksion banim 1, 2, 3, 4 dhe 5 mbitokë me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Auxhesti& S” sh.p.k.  Sajmir Tusha, i dënuar për trafik droge, i është sekuestruar pasuria prej 2 milionë euro në 2018. Më 09.5 2011, është denoncuar nga Partia Demokratike, si blerës votash për mazhorancën. Në fushatën e 11 majit dyshohet se ka punuar për kandidatin e PS, Drazhi. Tusha rezulton pronar me 100% të kapitalit dhe në shoqërinë SaeliKonstruktion.

Kompanitë Guackë të ArjanOrmënaj. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt mixed-use (shërbime, banim, hotel) 37 kate, me 4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues “Stela Konstruksion” të Yllka Sula. Sipas informacioneve mbrapa këtij emri dyshohet se qëndron Arian Ormenaj, njeriu i akuzuar se pastron paratë e grupit Çopja të Elbasanit, dhe Darit të Dubait. Yllka Sulaj, pasi merr dhurate nga njëri prej ortakëve italianë të Shoqërisë Euro Beton 2005, 14% të aksioneve, ia dhuron ArjanOrmenaj. Megjithëse selia e shoqërisë ishte në Tiranë, palët kanë preferuar ta lidhin kontratën në Elbasan. Pas kësaj, Yllka Sula bëhet ortake në kompaninë 55 CA me ortak JulianÇuko, datë 23.02.2025. Kompani të tjera të krijuara nga Sula: ÇP Group në prill 2024, Studio projektimi “Dy Konstruktion”, Eurobeton, 2023 , Eurobetongrup, ortak i vetëm themeluar në vitin 2022. OliaAl, 60% të aksioneve të blera nga ErjolMenkshi në 11.02.2025. Përvec kompanisë Stela Konstruktion, Yllka Sula rezulton aksionere ose ortake e vetme në 7 kompani ndërtimi, të gjitha me kapitale të papërfillshme

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial 1, 2 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Dhërmi, me zhvillues JanaqGerco dhe NamikIdrizi. Gerco, është ortak me Arian Ormenaj në kompaninë B&J invest, kompani ndërtimi. Aksionet Ormenaj i ka blerë në vitin 2019 nga një investitor durrsak me emrin Bekim Halilaj për 50 mijë lekë. JanaqGërco është ortak dhe në 4 kompani të tjera ndërtimi, dy prej të cilave rezultojnë të pezulluara. NamikIdrizi nuk rezulton të jetë sipërmarrës i drejtpërdrejtë. Nga hulumtimet e bëra, Idrizi rezulton i punësuar si agjent Doganor në kompaninë “Ujori shpk”, në pronësi të XhuljanaSejdiut. Në vitin 2016, është arrestuar për kontrabandë të lëndëve drusore drejt Greqisë, së bashku me biznesmenin Agim Pisha. Ky i fundit një vit më pas do të arrestohej për tentativë të nxjerrjes së 30 kilogramëve heroinë nga porti i Durrësit.

VellezritLulaj: Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe hoteleri me 1-5 kat mbi tokë dhe 1, 3 kat nëntokë”, me vendndodhje në Palasë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Valona Konstruksion” sh.p.k. Besnik Lulaj, i akuzuar për lidhje direkte me LuftarHysin, që pastron paratë e kartelit të Sinaloas në Meksikë dhe Kanada. Vetë Lulaj është ortak me 99% të aksioneve në kompaninë Entertaiment&Gaming, ndërsa 1 % të aksioneve i përkasin kompanisë ENTRETENIMIENTO PALERMO, SA DE C.Ë me pronar LuftarHysin me qendër në Sinaloa, Meksikë. Si antar të këshillit mbikqyrës së kompanisë ENTRETENIMIENTO rezultojnë Besnik Lulaj, aksioneri kryesor, Jetmir Shabani, pa të dhëna dhe MihalDenaj, shofer eskavatori tek Valona Construktion. Veç Valona Konstruktion, Lulaj është ortak ose aksioner kryesor në 6 kompani të tjera.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbime”, me vendndodhje pranë Rrugës së Unazës, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Blue Horizont 2005” sh.p.k dhe “Feniks Konstruksion” sh.p.k. “Feniks Konstruktion”, eshte kompania ne pronësi të Jaho Shytit dhe Ilir Shytit, djemtë e Roland Shytit, pjesëtar i “Hakmarrjes për drejtësi”. Roland Shyti ose “Mustaqekuqi” është i njohur për aktivitetin kriminal. Në vitin 2008, pas 12 vitesh hetime, u dënua me 25 vite pasi u shpall i fajshëm për 17 akuza që nga organizatë terroriste, vrasje, grabitje, rrëmbim, etj. Deri në vitin 2013 mendohet se Roland Shyti ka jetuar jashtë vendit, pasi vendimi nuk u ekzetua asnjëherë. Pas ardhjes së Ramës në pushtetit u kthye në Shqipëri. Shyti është përfolur dhe për lidhje direkte me SajmirTahirin. Roland Shyti hap kompaninë “FenixKonstruktion” në emër të djalit të, Jaho Shyti. Duket se statusi i tij si ‘person i dënuar’ nuk e lejonte të ishte ‘person juridik’, dhe e regjistron në emër të të birit- në atë kohë18 vjeç, me datlindje të falsifikuar. Jaho Shyti i datlindjes 29.02.1996, në aktin e themelimit të kompanisë rezulton i dtl 29.02.1969. Vetëm ky fakt do të bënte që ai të skualifikohej nga të gjitha vendimet qeveritare. Ndërsa Kompania Blue Horizont, drejtohet nga një individ i panjohur me emrin LiljanaSelimi. Nga hulumtimet tona në lidhje me këtë individ, na rezulton se punon si sanitare në kompanine HYDROSOLAR ENERGY (HSE) e cila ka vetëm dy punëtore, LiljanaSelimi në pozicionin e Sanitares, dhe Adriatik Kapllanaj, villain e Agron Kapllanajt si administrator dhe pronar i kompanisë.

Vëllezërit Shyti rezultojnë pronarë të pikës më të madhe të Grumbullimit në Lushnje, Agrocon. E krijuar në dhjetor 2013, nga shtetasi KladFlaga, iu shit shoqërisë Balfin në vitin 2016 për vlerën e 100 mijë lekëve. Vetëm një vit më pas shoqëria Balfin merr statusin e investitorit strategjik, me afat 1 vjeccar, për të ndërtuar në një sipërfaqe prej 3000 m2 zhvillimin e objektit “Magazinim, grumbullim, paketim perimesh të prodhuara nga aktiviteti”.

Anton Gjinaj: Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbime tregtare me 24, 26 dhe 28 kate mbitokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hein – Invest” sh.p.k. Administrator dhe ortak i vetëm është AriolaHysa me numër nipt M22218026P e ditëlindjes 1994. Nuk ka deklarime as historik biznesi. Pas hulumtimeve tona rezultoi së është ekonomiste tek Alesio 2014, me pronar Anton Gjinaj, ose i njohur dhe si PashukGjinaj, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Në vitin 2023, Gjinajt i janë sekuestruar 23 pasuri, mes tyre edhe Alesio 2014. Sot kjo kompani vazhdon aktivitetin.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 3, 4 dhe 5 kate mbi tokë, me 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “HamdiSina”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “F.Z Construction” sh.p.k. Tefta Zekaj. Tefta është nëna e FejzoZekaj, i arrestuar në vitin 2016 në Itali për trafik heroine, ndërsa në vitin 2019 i janë sekuestruar pasuritë që i ka kaluar në emër të nënës së tij dhe bashkëshortes RidaZekaj, administrator në kompaninë F.Z Construktion.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh”, me vendndodhje në zonën  e  Unazës  së  Madhe,  Rruga  “Teodor  Keko”,  Bashkia  Tiranë,  me  subjekt zhvillues shoqërinë “Ere Architecture&Construction” sh.p.k. Etleva Shkoza Specialiste e nivelit të lartë në Bashki. Burri i saj i proceduar për mbajtje dhe përdorim narkotikësh.

Leje  Zhvillimi për objektin: “NikoCoastal Retreat” Struktura rezidenciale dhe hapësira shërbimesh të përbashkëta, me vendndodhje në segmentin e ri të rrugës Palasë-Dhërmi, me subjekt zhvillues shoqëritë “Niko P&I” sh.p.k dhe “Drimadhë I&I” sh.p.k. Pamela Bardhaj, anëtare e këshillit bashkiak Durrës dhe drejtoresha e spitalit Durrës.

Leje për rishikim të kushteve të lejes gjatë ndërtimit për objektin: “SohoToëers”, objekt me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial, me vendndodhje pranë Zogut të Zi, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “EbConstruction” sh.p.k dhe “Agroroma 2019” sh.p.k., Ilir Bregasi, Igli Tare, SoniAgalliu- Përegjegjës sektori drejtoria e përgj e Transportit Rrugor.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë  banimi dhe shërbimi”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “E.S.E.C” sh.p.k, Edmond Dako administrator i 3D e Vangjush Dako.

Leje Ndërtimi për objektin: “Dyeus  Residence dhe Suits”, vendndodhja Dhërmi, me subjekt zhvillues shoqërinë “ArtechGroup” sh.p.k. Arbër Habilaj, specialist në Bashkinë Tiranë, LejkëHabilaj, Llogaritare në RTSH dhe Gjergji Habilaj, Avokat. Djali tjetër GeraldoHabilaj, specialist në Agjensinë e Trajtimit të Pronave. Përgjate vitit të kaluar ka marrë 5 leje ndërtimit, në Tiranë dhe Vlorë.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë rezidenciale apart-hotel”, vendndodhja Dhërmi, me subjekt zhvillues shoqërinë “Capital B” sh.p.k. RedjanBasha, Administrator dhe ortak tek Abkons me Redion Biba bashkëshorti i ErjolaMuka, Drejtor i Pergjithshëm, Departamenti i Politikave dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Territorit e Belinda Ballukut.

Leje Zhvillimi për objektin: “Nomad  Building”, vendndodhja Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “ArtechGroup” sh.p.k. të LejkëHabilaj, Gjergji Habilaj. LejkëHabilaj figuron ekonomiste në RTSH, ndërsa djali Arbër Habilaj, themeluesi i kompanisë, është specialist në Bashkinë e Tiranës. DevisHasalami është djali i drejtorit të Belinda Ballukut, MehmetHasalami, ish deputet i PS.

Leje ndërtimi për objektin: “Aria apart-hotel me 1, 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë  dhe  pishinë”, vendndodhja Himarë,  me  subjekt  zhvillues shoqëritë “ArtechGroup” sh.p.k dhe “EmConstruction&Development” sh.p.k., LejkëHabilaj, Gjergji Habilaj, Edian Meçe. Ky i fundit rezulton specialist i nivelit të lartë në Bashkinë e Tiranës.

Leje zhvillimi për objektin: “Split”, Godinë banimi, shërbimi dhe hotelerie, me vendndodhje rrugën “MyslymShyri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “ArtechGroup” sh.p.k dhe “Edonil Konstruksion” sh.p.k. LejkëHabilaj, Gjergj Habilaj, Agron Meçe, Ismail Meçe. Agron Meçe është babai i Edian Meçes, specialistit të Bashkisë.

Leje zhvillimi për objektin: “Kompleksi turistik “Sara”, me vendndodhje në Orikum, me subjekt zhvillues shoqërinë “A.B.A” sh.p.k. Arben Pëllumbi Aksioner 100%. Leja e zhvillimit është dhënë gjatë kohës që ka qenë deputet

Leje zhvillimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 1, 11, 13, 14, 16 dhe 1 kate  mbi tokë me 2 kat parkimi nëntokë, Paskuqan, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Ab Vizion” sh.p.k dhe “Darsi” sh.p.k. Sipërmarrës Bashkim Teqja, Selami Darsi. Bashkim Teqjaeshte babai i GazmentTeqja ose BilalTeqja, Imami i Xhamise së Namazgjase, i moshes 77 vjecare. Selami Darsi nuk ka aktivitet per te ndertuarnje objekt me 17 kate. Ne regjistrin e patronazhisteve figuron si vote e sigurt per PS. Te dhenatjanedhene nga patronazhistiSeladin Darsi, qe eshte i vellai.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi dhe zyrash 11 kate mbi tokë me 4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Vaso  Pasha”, Bashkia  Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “InovProduction” sh.p.k, Ralf Cimbi, NikBlushi. Kompania InovProduction, eshte kompani muzikore me te ardhura te pakta dhe deklarohet me seli prane Top Channel në Mëzez. Ralf Cimbi figuron menaxher shitjesh tek Digitalb. NdersaNikBlushi, i datelindjes 2001, eshte djali i Ben Blushit, ish drejtor i Përgjithshem i Top Channel.

Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel Bamboo me 6 kate mbi tokë dhe 1-3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues Aleks Rexhaj dhe Agime Rexhaj. AleksRexhaj mendohet te jete pjese e “klanit Fufi” nga Mamurrasi. Ne vitin 2021, kanë goditur me dy persona të tjerë, zyrtarin e PD Sarandë, MarjelMejdi. Emrat e klanit Fufi nuk u zbuluan kurrë nga policia, njihet si përkrahës i zjarrtë i PS në Sarandë.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi 1, 2, 3 kate mbi tokë me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “2T” sh.p.k& “2B 1979” sh.p.k.2T Artan Sako – 50% Dritan Troksi – 50% dhe “2B 1979” sh.p.k  Bledar Broshka – 100%. Artan Sako është vëllai i ish komandatit të Gardës, GramosSako nga Tepelena, njeri me lidhje të ngushta me Partinë Socialiste dhe fitues i mjaft tenderave të dyshimtë. Bledar Broshka, figuron si Shofer në Ministrinë e Brendshme, militant i PS, bashkë me të atin.

About Redaksia

Check Also

Berisha rreshton arsyet: Ja pse shkatërrimet nga zjarret këtë vit janë një krim i vërtetë shtetëror

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në një konferencë shtypi se shkatërrimet nga zjarret …