Zjarri në Dukat del jashtë kontrollit, flakët i afrohen me shpejtësi banesave

Jugut të Shqipërisë nuk po i ndahen zjarret këtë verë, pasi me dhjetra hektarë janë shkrumbuar nga flakët.

U raportua se një vatër e madhe zjarri është aktivizuar këtë pasdite në fshatin Dukat i Ri, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë duke u përhapur me shpejtësi dhe tashmë po i afrohen rrezikshëm zonave të banuara.

U bë me dije se ndërhyrja nga toka është tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe intensitetit të flakëve.

Banorët e zonës janë të alarmuar, pasi flakët po iu afrohen me shpejtësi banesave  të tyre.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Edi Rama ka frikë! Dhuna nuk i ndal dot protestat e qytetarëve të lirë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, ka reaguar pwr dhunwn e ushtruar nga …