Berisha: 190 mln eurot e inceneratorit të Tiranës po investohen në kulla nga Rama dhe Veliaj, Dumani mban heshtje varri!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka dhënë të tjera paralajmërime për djegësinë e Tiranës, paratë e së cilit po investohen në kulla nga dyshja Rama-Veliaj, edhe pse ky i fundit në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës ndodhet pas hekurave që prej shkurtit dt këtij viti.

Duke folur në konferencën me gazetarët, lideri demokrat tha se për këtë çështje, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, nuk  heton, por preferon në atë që Berisha, e cilësoi si heshtje varri.

“Thashë të paraqes këtë, pasi në librarinë digjhitale apo në arkivën dixhitale janë 34 denoncime të Perlat Çullhajt, narko-komisarit, i implikuar në të gjitha llojet e trafiqeve dhe në krime të tjera.

Komisarit milioner që i beson tani Edi Rama analizën shkencore të provave dhe fakteve në laborator.

Një trafikant ishte aty, Niko Brahimi, por tani erdhi një kopje më e shëmtuar e narkosve në atë detyrë, çka bën krejtësisht të pashpresë luftën e vërtetë kundër tyre.

Falsifikohen provat, prishen provat dhe merren në mbrojtje.

Sot, Altin Troplini informoi se Veliaj po hetohet për fakte të tjera penale.

Të dashur qytetarë, qytetarët dixhitalë kanë informuar se dëshmitarët e aferës Veliaj, aferës ta quajmë ‘Nesti Angoni’, kanë dhënë dëshmi tronditëse për 130 milionë euro të inceneratorit, pasuri publike e shqiptarëve, fonde publike të shqiptarëve.

Qytetarët dixhitalë informojnë se janë bërë dëshmi se paratë e inceneratorit të Tiranës janë investuar në kulla nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Unë garantoj qytetarët se këto dëshmi nuk do mund të zhduken gjersa të gjendet çdo qindarkë e vjedhur nga Rama-Veliaj me djegësin e Tiranës dhe për të cilat Altin Troplini mban heshtje varri.

Unë paralajmëroj se çdo fshehje dhe injorim i dëshmive për 130 milionë euro, do të ngarkojë me përgjegjësinë më maksimale, të barabartë me vjedhësit, ata që duan t’i fshehin sot.

Natyrisht askush të mos presë që Altin Troplini të ndjekë këtë çështje përderisa aty është emri i Edi Ramës.

Çdo gjë që lidhet me Edi Ramën, fshihet dhe mbyllet nga Altin Troplini.

Por, e vërteta vonon, por nuk harron.

130 milionë euro, në fakt janë edhe nja 60 milionë të dherave, kështu që shkojnë 190 milionë.

Qytetarët dixhitalë informojnë se janë bërë dëshmira për përdorimin e këtyre parave të vjedhura në kulla.

Natyrisht kjo kërkon një hetim të plotë dhe të gjithanshëm. Dhe me Altin Troplinin ky hetim është i pamundur”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Irena Gjoka duhej të ishte në burg për mosdeklarimin në formularin e dekriminalizimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Irena Gjoka duhej të ishte në burg për …