Berisha vendos gjithçka: Pret penallti, shënon vetë dhe eleminon Anderlechtin e Hasit

Klubi suedez BK Hacken ka siguruar kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Evropës.

Kjo u bë e mundur pasi ata triumfuan pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-2 ndaj gjigantit belg, Anderlecht. 

Më meritori për këtë kualifikim të suedezëve ishte padyshim portieri shqiptar, Etrit Berisha. 

Berisha u tregua fenomenal në këtë takim, duke arritur të presë një penallti dhe duke shënuar atë vendimtaren. 

36-vjeçari u tregua ‘i ftohtë’ nga pika e bardhë për të realizuar penalltinë e katërt, e cila i dha kualifikimin ekipit të tij dhe eliminoi Anderlechtin e Besnik Hasit. 

Momente të tilla kur një portier pret një penallti dhe shënon një tjetër janë të rralla dhe në këtë natë evropiane Berisha ishte protagonist i një skenari të tillë.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet pse Ronaldo bëri një vijë në formë “Z-je” në anën e kokës në Kupën e Botës në Brazil

Cristiano Ronaldo bëri një prerje flokësh të çuditshme në Botërorin e vitit 2014. Një vijë …