A ka një akt që tregon se “kush”, “si” dhe “mbi ç’ligj” ka emëruar nënkryetarët e Bashkisë Tiranë?

Nga Gent STRAZIMIRI

I vetmi autoritet që njeh ligji i Edi Ramës miratuar në 2015, është Kryetari i Bashkisë… i cili është në kushtet e pamundësisë për të firmosur, duke qenë se është në burg…(?!)

Anduela Ristani, (edhe pse nënkryetare e diskutueshme pasi nuk dihet kush e emëroi), në asnjë rast nuk e ka kompetencën e shkarkimit apo emërimit të nënkryetarëve të tjerë…

… për më tepër që është edhe vetë “e dorëhequr”…

Secili prej nënkryetarëve të paligjshëm që kanë marrë dje detyrën, kanë kompetencë të firmosin për të shpenzuar miliarda lekë të taksëpaguesve tiranas…

Me këtë a do merret SPAK, apo do prova “më inteligjente” se kaq…?

Në 1951, kur pushkatoi 22 intelektualë të Tiranës pa gjyq, Mehmet Shehu të njëjtën konsideratë e respekt kishte për ligjin që kishte miratuar vetë:

* … po pse o shokë, ligjet tona do na pengojnë ne të vrasim armiqtë tanë…?

SPAK YOU ALL

About Redaksia

Check Also

Ku je o Bajram Begaj se nuk po të shohim më as si qytetar, pa lere më si president?!

Nga Ndriçim KULLA Turpi të mbuloftë o Bajram Begaj, në se  këto që po thuhen për …