Regjimi pushton News24

News24 është pushtuar sot nga regjimi.

Policia ka rrethuar kete mengjes godinën e Neës24, duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, në një akt të paprecedent ndaj medias së lirë.

Punonjësit janë penguar të hyjnë në vendet e tyre të punës, ndërsa qytetarët janë privuar nga kanali më i madh dhe më i besueshëm informativ në vend.

Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës kushtetuese për informim dhe ndaj lirisë së shtypit, që përbën themelin e çdo demokracie.

Ngjarja e sotme shënon një precedent të rrezikshëm për shuarjen e zërave kritikë dhe vendosjen e kontrollit mbi informacionin publik.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Zjarrvënësi më i madh në historinë e kombit është Rama, prandaj PD mbështet me forcë revoltën gjer në fitoren e saj

Pyetje: Gjatë valës së kësaj proteste, midis dëmeve të shkaktuara llogaritet dhe rrezikimi i Gjykatës …