Vlora tronditet nga shpërthimi i 32 kg tritol në mes të sezonit turistik, terrorizohen turistët

Vlora është tronditur sot nga shëpthimi i 32 kg tritol në plazhin e Radhimës. Turistët janë janë zgjuar të terrorizuar nga ky shpërthim i fuqishëm.

Një objekt tre katësh është shembur mëngjesin e sotëm, në mes të sezonit turistik, me shpërthim të kontrolluar nga IKMT në zonën e Radhimës pasi ishte ndërtuar pa leje.

Për shembjen e objektit janë hapur 410 furnela, janë shtrirë 1,100 metra linearë fitil detonant dhe është vendosur 32 kilogramë lëndë plasëse.

Shpërthimi u krye rreth orës 07:30 duke shkaktuar në re të madhe pluhuri dhe panik tek pushuesit të cilët po flinin gjumë në atë orë të hershme të mëngjesit dhe janë zgjuar të tronditur duke mos e ditur se çfarë po ndodh.

Ndërkohë, në aksin Vlorë-Orikum qarkullimi u ndërpre, si dhe furnizimi me energji elektrike u ndërpre 15 minuta përpara shpërthimit.

Në videot e publikuara nga mediat, turistët kanë dalë në ballkone të tromaksur. Shpërthimi ka shkaktuar edhe një ndotje masive rreth zonës bregdetare, ku sasi të mëdha pluhuri janë përhapur.

Kryeministri Rama ka postuar në Facebook me krenari të madhe videon e shembjes me lëndë plasëse e cila alarmoi pushuesit dhe u shkaktoi panik dhe ankth që në orët e para të ditës.

About Redaksia

Check Also

Zjarri në Fushë Arrëz/ Kryebashkiaku: I çova mesazh ministrit për ndërhyrje nga ajri, por asnjë reagim!

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në fshatin Xath të …