Berisha: Nuk kam asnjë të dhënë që Sazani të jetë shitur nga kreu i organizatës kriminale Edi Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, nuk ka asnjë informacion zyrtar apo provë që vërteton shitjen e ishullit të Sazanit.

Ai theksoi se sipas ligjeve shqiptare, është e mundur dhënia me 1 euro e pronave publike për periudha të caktuara, por nuk ka dijeni që ishulli të jetë dhënë apo shitur nga qeveria shqiptare apo kryeministri Edi Rama, të cilin ai e cilësoi si “kreu i organizatës kriminale.

“Së pari, të jem i hapur me ju, nuk kam asnjë të dhënë se kemi të bëjmë me një shitje.

Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, siç dihet, për një periudhë të caktuar të terreneve, trojeve dhe tokave. Unë nuk kam asnjë dijeni se, ishulli i Sazanit është blerë nga çifti Kushner apo është shitur nga kreu i organizatë skriminale, Edi Rama Personalisht, nuk kam asnjë lloj dijenie, sepse ligjet shqiptare nuk parashikojnë një gjë të tillë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Video/ Festa 100 mijë euro ku “zgërdhiheshin” Lubi Balluku dhe Kumbaro

Dy netë më parë, në qytetin e vogël të Përmetit u mbajt festivali “Nona”, ku …