Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamambër Malltezi, në intervistën në Syri TV, solli në vëmendje edhe abuzimin e qeverisë me fondet publike dhe për degradimin e shërbimeve bazë.
Ai theksoi se ndërmarrja e ujësjellësit është mbipopulluar me qindra punonjës që nuk paraqiten fare në punë, ndërkohë që qyteti i Durrësit vuan mungesën e ujit. Malltezi gjithashtu denoncon skandalin e inceneratorëve, ku sipas tij janë zhdukur qindra miliona euro pa asnjë investim real, duke e cilësuar vjedhjen “jo intelektuale, por bastarde”.
Jamambër Malltezi: Ndërmarrja e ujërave të Durrësit, ka patur nga 80 deri në 100 vetë. Dhe kjo kapte të gjithë qarkun, nga Fushë Kuqja e gjithë me radhë. A e dini sa ka sot? 550 vetë në punë, ujë s’ka.
Pra, janë mbi 5-fishuar patronazhistët që paguhen me paga minimale por nuk shkojnë në punë fare. Shumica nuk shkon në punë por pagën e marrin thjesht qyl, vetëm të bëjnë punën e patronazhistit. Ujë zero në të gjithë Durrësin. Por është gjynah…gjithë kjo para e madhe. Ti mund të kishe dyfishuar rrogën e atyre që punojnë dhe mund të kishe sjellë ujë në shtëpitë e durrsakëve. Është tmerr. Këtu është e qëllimshme e gjithë kjo.
Shpallën pastaj emergjencë për mbetjet urbane. A u shpall emergjencë? Dhe Elbasani u justifikua: ne do të bëjmë inceneratorin sepse kemi emergjencë…Ku e kemi emergjencën sot?
S’kemi as incenerator, madje po djegim tani, po djegim edhe landfillin. S’kemi fare…është e tmerrshme. E njëjta gjë edhe në Sharrë. Janë paguar 200 milionë euro aty në Sharrë, as themelet nuk ekzistojnë aty. Po e ka patur për detyrë bashkia. E ka patur për detyrë Edi Rama që kur jep paratë, të shikojë, si mund t’u jepkan paratë… janë të tmerrshme vjedhjet. Jo intelektuale, por bastarde vjedhja tek inceneratorët. Dhe për fat të keq, Dumani që bën fresk që kthehet në letrën higjenike të Edi Ramës për të fshehur atë vjedhje masive.
Aty kanë futur klauzolë që nuk mund të ndërpritet kontrata edhe kur nuk bëhet puna. Është e paimagjinueshme. Ti do vazhdosh të japësh para për të një gjë që vazhdon të vjedh? Hajdutit? Dhe nuk ke ti ndjekje penale për këtë? Është çmenduri. Nuk ke as themele aty.
Po si mund të jepen 200 milionë euro kur ti nuk ke asnjë investim. Po ke pasur grup monitorimi. Pra, të gjitha këto janë të qëllimshme.