Rama flet për zjarret që po djegin vendin nga plazhi i Dhërmiut

Teksa ndodhet në Dhërmi duke kaluar pushimet në vilën qeveritare, në një kohë që vendi po digjet nga zjarret, kryeministri Edi Rama ka gjetur kohën për t’iu përgjigjur zërave që e kritikojnë përse qeveria nuk blen avionë dhe helikopterë e zjarrfikëse për të përballuar situatat.

Në një postim në “X”, teksa pranon se të paturit më shumë mjete patjetër që do të ishte më mirë, Rama shton se edhe pse fqinjët tanë kanë mjete ajrore për fikjen e zjarreve, përsëri po përcëllohen nga flakët.

Ndërkohë, më 29 korrik 2025, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu deklaroi publikisht se “janë alokuar fondet, kemi buxhetin dhe kemi realizuar edhe procedurën për blerjen e dy avionëve zjarrfikës”.

About Krye Redaktor

Check Also

Dokumentat/ Tenderi i reagentëve i jepet deputetit të PS me ofertën më të lartë!

Kriteret teknike janë detajet ku fshihet “djalli” sa herë dikush ka vendosur paraprakisht për t’ia …