Rama thote se situata me zjarret është e mirë dhe se keq është Spanja

Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit. Ai thotë se situata është e mirë dhe se keq është Spanja.

Ai theksoi angazhimin e strukturave shtetërore në përballimin e situatës, duke falënderuar forcat në terren për përpjekjet dhe sakrificat e bëra. Sipas tij falë këtyre sakrificave situata është përmirësuar. Ndërkohë që nuk kurseu të bënte dhe një kritikë për reagimet mediatike.

“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve.”, shkroi Rama.

Kujtojmë se ditën e djeshme, në të gjithë territorin e Shqipërisë janë regjistruar 37 vatra aktive zjarri në disa qarqe, përfshirë: Vlorë, Dibër, Berat, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër, Kukës, Korçë dhe Lezhë.

About Krye Redaktor

Check Also

21 milionë euro buxhet për emergjencat civile dhe 190 milionë euro për pistë garash 4.4 km!

Shqipëria po digjet nga jugu në veri sepse një regjim hajdutësh e ka lënë venin …